Digjet gjatë natës lokali në Tepelenë, policia: I qëllimshëm

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një lokal në fshatin Hormovë të Tepelenës është përfshirë nga flakët gjatë natës.

Lokali është në pronësi të shtetasit R. E., ku dëmet materiale janë të shumta. Për fat të mirë nuk ka njerëz të lënduar, kjo për shkak se ngjarja ka ndodhur gjatë orëve të vona të mbrëmjes.

Sipas hetimeve të deritanishme të policisë, dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Si pasojë e përfshirjes nga flakët, janë djegur tavolinat dhe karriget e lokalit.

Policia ka marrë në pyetje edhe pronarin e lokalit, nëse ka konflikte me ndonjë person të zonës.

Shpërndaje
Share.

Komento