Kuçovë- Policia ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Diga”, duke arrestuar 2 të rinj, të cilëve iu ka sekustruar në një banesë në fshatin Demollarë 100 kubikë me bimë narkotike “Canabis Sativa”, të gatshme për t’u kultivuar.
Dy të arrestuarit janë Gerald Gjika (Klevis Sina) 30-vjeç dhe Gentjan Bilishi 37-vjeç, të dy banues në lagjen 1 Maji në qytetin e Kuçovës.
Banesa ku u gjetën 100 kubikët me kanabis ishte në pronësi të dajës së Geraldit, shtetasit Agron Demaj, që jeton në Greqi dhe duke qenë se banesa ishte bosh, të rinjtë e kanë përdorur atë për kultivim të bimëve narkotike.
Materialet proçeduariale në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale: “Kultivim i bimëve narkotike” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga Nenet 284 dhe 25 të Kodit Penal.