Skip to content
Rajoni

Dialogu Kosovë-Serbi/ Hoti nga Brukseli: Nënshkrimet në Washington, të dobishme për marrëveshjen gjithëpërfshirëse

· 2 min lexim

Ditën e sotme u zhvilluan në Bruksel takimet zyrtarëve të nivelit të lartë në kuadër të dialogut Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian.

Pas takimit tripalësh me ndërmjetësimin e përfaqësuesve të lartë diplomatik të unionit, BE lëshoi një deklaratë të përbashkët të kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.

Në këtë deklaratë u theksua zotimi i të dyja vendeve për dyfishimin e përpjekjeve për të siguruar përafrimin e mëtejshëm me BE-në, në përputhje me detyrimet e tyre përkatëse.

“Në këtë drejtim, dokumentet e nënshkruara së fundmi në Ëashington, DC, duke u mbështetur në angazhimet e mëparshme lidhur me dialogun të ndërmarra nga të dy palët, mund të japin një kontribut të dobishëm për arritjen e një marrëveshje gjithëpërfshirëse, ligjërisht të detyrueshme për normalizimin e marrëdhënieve”, thuhet në deklaratë.

Takimi i 7 shtatorit në Bruksel vjen pasi më 4 shtator, të dyja vendet, Kosova dhe Serbia, arritën një marrëveshje për normalizimin ekonomik në Shtëpinë e Bardhë. Marrëveshja u nënshkrua në prani të presidentit të SHBA-së, Donald Trump.

Kujtojmë se përpara takimit të sotëm në Bruksel, , kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, janë takuar me përfaqësuesin e posaçëm të BE-së për dialog, Mirosllav Lajçak, dhe të dërguarin e posaçëm amerikan për çështje të Ballkanit, Mattheë Palmer.