Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dhurimi i organeve, DW: Kush hesht pranon dhurimin?

08:49 27/06/2024
Reading Time: 3 min lexim

Gjashtë deputetë të Bundestagutnga parti të ndryshme prezantuan së fundmi në Berlin iniciativën e tyre për rregullimin e ardhshëm ligjor të dhurimit të organeve. Ata janë në favor të të ashtuquajturit modeli i supozuar i pëlqimit – që do të thotë se çdo person ka automatikisht statusin e dhuruesit të organeve, nëse ai apo jo nuk e ka kundërshtuar dhurimin në mënyrë aktive gjatë kohës sa ka qenë gjallë.

Kjo kërkesë mbështetet nga Petra Sitte (E Majta), Sabine Dittmar (SPD), Sekretarja e Shtetit në Ministrinë Federale të Shëndetësisë në Berlin, Gitta Connemann (CDU), Armin Grau (të Gjelbërit), Christoph Hoffmann (FDP) dhe Peter Aumer (CSU). Nisma e parë për të miratuar këtë model dështoi në vitin 2020.

Si të rritet numri i donatorëve?

Në Gjermani praktikohet i ashtuquajturi model i miratimit të informuar. Prandaj, dhurues të mundshëm organesh janë vetëm ata njerëz (persona mbi moshën 16 vjeç) të cilët gjatë jetës së tyre shprehimisht pranojnë dhurimin e organeve, domethënë nënshkruajnë “formularin e aksesit”.

Disa lande, pas iniciativës së Renanisë Veriore-Vestfalisë, kanë nisur tashmë një iniciativë në Bundesrat në mes të qershorit me qëllim të miratimit të modelit të supozuar të pëlqimit. Qëllimi është rritja e numrit të organeve të dhuruara që mund të transplantohen. Për momentin janë rreth 8.400 persona në listën e pritjes për një organ në Gjermani. Jeta e tyre është në rrezik në çdo moment.

“Situatë katastrofike”

Ministri i Shëndetësisë në qeverinë e NRW, Karl-Josef Laumann së fundmi mbështeti futjen e modelit të supozuar të pëlqimit në programin e mëngjesit të shërbimeve publike ARD dhe ZDF. “Në Gjermani, ndoshta 40% e njerëzve kanë një kartë dhurimi organesh. Sondazhet tregojnë se rreth 80% e njerëzve mbështesin dhurimin e organeve”, tha ai. “Ne kemi një situatë katastrofike në listën e pritjes. Shumë njerëz vdesin para se të marrin organin që u nevojitet”.

Politikani i CDU beson se është plotësisht e justifikuar përballja e njerëzve me çështjen e dhurimit (të mundshëm) të organeve gjatë jetës së tyre, pra të merret një vendim për këtë: “Vendimi i çdo personi është moralisht i drejtë, pavarësisht nëse vendos për apo kundër dhurimit të organeve”, vuri në dukje Laumann. “Jam i sigurt se me kalimin e kohës do të krijojmë një qëndrim shumë më pozitiv ndaj kësaj teme dhe në planin afatgjatë, mund të ndihmojë që të bëhet krejt normale dhurimi i organeve në Gjermani, ashtu si në disa vende të tjera evropiane, tha ministri.

Një model antikushtetues?

Kritikët e modelit të supozuar të pëlqimit, duke përfshirë shefen gjermane të diplomacisë Annalena Baerbock (Të Gjelbërit), paralajmërojnë se heshtja e qytetarëve për çështjen e dhurimit të organeve nuk duhet kuptuar si pëlqim automatik.

Ekspertja ligjore e FDP-së, Katrin Helling-Plahr tha për agjencinë dpa se ky model përfaqëson një ndërhyrje masive në të drejtën e individit për vetëvendosje. “Në vend që të fokusohemi te paternalizmi shtetëror, ne duhet të lidhim ligjërisht vendimmarrjen vullnetare të dhurimit të organeve.”

Anëtari i bordit të Fondacionit Gjerman për Mbrojtjen e Pacientëve, Eugen Brysch beson madje se prezantimi i modelit të supozuar të pëlqimit është një veprim antikushtetues. Në një prononcim për gazetën Augsburger Allgemeine, ai thotë se çdo ndërhyrje mjekësore pa pëlqimin e të prekurit është në fakt një dëmtim fizik: “Ai që hesht nuk jep automatikisht pëlqimin”.

Në vendet e tjera evropiane, ku ka dukshëm më shumë dhurues organesh sesa në Gjermani (për shembull në Kroaci) rritja e numrit të organeve të dhuruara ishte kryesisht për shkak të masave organizative, por edhe strukturore, vëren Brysch. “Kjo është arsyeja pse ne kemi nevojë për impulse financiare për spitalet, ne kemi nevojë për rrjete efikase transplantimi, programe arsimore dhe trajnime të koordinatorëve në lidhje me anëtarët e familjes,” thotë Brysch./ DW

Etiketa: Gjermani

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
S’ka takim Kurti-Vuçiç, Borrell: Kosova nuk ishte gati

S’ka takim Kurti-Vuçiç, Borrell: Kosova nuk ishte gati

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.