Arrestohet një 52-vjeçar në Eisenbahnstraße të Gjermanisë. Mësohet se 52-vjeçari është i dyshuari kryesor për vrasjen e një tjetër shqiptari 39-vjeçar.
Bëhet me dije se një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fundjavë, ku pas një sherri të dhunshëm mes shqiptarëve, 39-vjeçari ka marrë plagë të rënda. Për pasojë shqiptari humbi jetën në spital.
Hetimet vijojnë ku mësohet se po kërkohen dëshmitarë veçanërisht një burrë me syze, i cili u raportua te oficerët e policisë dhe mund të jetë në gjendje të japë informacion.