Dhuna në “Selman Stërmasi” gjatë derbit, Tirana pezullon drejtorin e stadiumit

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Klubi i Tiranës ka pezulluar drejtorin e stadiumit, “Selman Stërmasi”, Ksenofon Haskoçela.

Shkak u bënë incidentet në derbin e së dielës, shkruan “Newsbomb”.

Tifozët e të dyja skuadrave rreth një orë përpara ndeshjes u përleshën në fushë me sende të forta.

Ndërkohë më tragjikja u evitua nga një polic, i cili zbuloi planin e frikshëm të tifozëve të Tiranës.

Këta të fundit kishin në plan të sulmonin me materiale piroteknike tifozët kundërshtarë në tribunën përballë.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia ka shpallur në kërkim dy shtetas.

Ndërsa për përleshjet mes tifozëve, efektivët kanë arrestuar një 29-vjeçar në arrest shtëpie, si dhe kanë proceduar 6 tifozë.

Ditën e djeshme pati reagime të forta nga ana e Partizanit, të cilët e quajtën akt terrorist këtë episod.

Nga ana tjetër drejtuesit e Tiranës u kundërpërgjigjën, duke i bërë ‘të kuqve’ thirrje për vetëkontroll dhe të mos bëjnë rolin e hetuesit.

Pritet që Komisioni i Disiplinës të marrë masa të ashpra për të dy klubet.

Shpërndaje
Share.

Komento