Dhjetëra kosovarë kthehen nga Siria/ Vendosen në periferi të Prishtinës, rrezikojnë 15 vite burg

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Dhjetëra kosovarë janë kthyer në Kosovë, pasi ndodheshin në zonë e konfliktit në Siri.

Kjo deklaratë ka ardhur nga Ministri i Drejtësisë së Kosovës. Abelard Tahiri, i cili ka thënë se mbërmjen e sjeshme nga Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës kanë hyrë shumë kosovarë, përfshirë këtu edhe gra  e fëmijë.

“Operacioni i planifikuar për kthimin e disa qytetarëve tonë nga Siria tashmë ka përfunduar me sukses”, tha Tahiri.

Ndërkohë që nga ajo që mësohet vetëm në orët e para të mëngjesit të sotëm, të kthyerit kanë pasur mundësi që të largohen nga aeroporti dhe të drejtohen për në ish- bazën ushtarake në fshatin Vranidoll, në periferi të Prishtinës.

Ky do të jetë vendqëndrimi i tyre derisa të ketë një zgjidhje të situatës, kjo sepse ata rrezikojnë deri në 15 vjet burgim, sipas një ligji të hartuar në vitin 2015, i cili u ndalon kosovarëve të marrin pjesë në luftëra të huaja.

Rikthimi i tyre ka qënë domosdoshmëri dhe kjo për shkak të thirrjeve të Presidentit të SHBA-ve ndaj vendeve të Evropës.

Shpërndaje
Share.

Komento