Detajet që ‘kthejnë përmbys’ krimin makabër të Eglantina Bucit, dëshmitari Tola gënjeu

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Detaje të reja kanë bërë që të ndryshojë e gjithë rrjedha e çështjes së vrasjes së Eglantina Bucit.

Ekspertët mjeko-ligjorë kanë dalë në përfundimin se eshtrat e gjetura në pyll, pranë malit me Gropa, nuk janë të të resë, për vrasjen e të cilës ndodhen në burg babai dhe vëllai i Eglantina Bucit. Sipas ekspertizës, eshtrat i takojnë një gruaje 30 vjeç, e jo Bucit, e cila ishte 23 vjeçe kur u vra.

Në njoftimin e policisë në 14 shtator 2012 në malin me gropa në Shëngjergj Tiranë, janë gjetur kocka. Eshtrat gjenden në Malin Fag, fshati Fag, Shëngjergj: Një kafkë (pa nofullën e poshtme) kocka të njërës shpatull, tre kocka të njërit prej ekstremiteteve të sipërme të cilat janë të lidhura mes tyre me pak mbeturina indesh të buta, të thara, një gjysmë e nofullës së poshtme me 5 dhëmbë, dy dhëmbë që u dërguan në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminim.

Më 21 shtator në pyllin me Pisha pranë Malit Fag u bë kontroll me qen të stërvitur, u gjetën: Një bluzë ngjyrë bezhë e grisur, e djegur pjesërisht, një kockë e njerës anë të bacilit, një klavikul, një pjesë kocke diafazë e gjatë, një tufë flokësh. Eglantina mund të jetë masakruar para vdekjes, u vra 2 vjet para se t’i gjendeshin eshtrat. Më 5 tetor 2012 ekspertët ligjorë konkludojnë: Eshtrat i përkasin një njeriu të vetëm, seksi femër rreth 30 vjeç.

“Në eshtra u konstatuan kryesisht thyerje dhe ngrënie të shkaktuara kryesisht nga veprimi pas vdekjes i faktorëve të ndryshëm shkatërrues, pa u përjashtuar shkaktimi i tyre eventualisht para vdekjes me mjete të forta mbetëse, po kështu u vunë disa shenja djegieje, që mund të jenë shkaktuar para ose pas vdekjes.

Shpërndaje
Share.

Komento