Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Detajet e operacionit/ Policia arreston 28-vjeçarin në Fier, sekuestrohet kokainë dhe 260 mijë euro

13:56 23/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Policia e Shtetit ka vënë në pranga 28-vjeçarin Rosman Sulo në qytetin e Fierit në kuadër të operacionit të koduar “MIRACOLO II” në bashkëpunim me policinë italiane. Po ashtu, gjatë dy operacioneve “MIRACOLO I &II”  janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë. Ndërkohë, më parë ishin arrestuar 33 persona në Itali.

 Njoftimi i policisë:

Finalizohet një tjetër operacion ndërkombëtar për goditjen e një organizate kriminale që merrej me trafikun e kokainës dhe marijuanës në Milano, Itali dhe në Shqipëri.

Operacioni policor i koduar “MIRACOLO II” u zhvillua në të njëjtën kohë në Itali e Shqipëri , nga Policia italiane, në bashkëpunim me Policinë e Shtetit dhe UCI Albania.

Nga Policia e Shtetit u angazhuan forcat speciale RENEA, Fast Albania, Interpol Tirana, Drejtoritë Vendore të Policisë Fier, Tiranë dhe Elbasan.

Mëngjesin e sotëm u finalizua operacioni i quajtur “MIRACOLO II”, për veprën penale “Organizatë kriminale, me qëllim trafikun ndërkombëtar të drogës”.

Deri tani, gjatë këtij operacioni në Itali janë arrestuar 33 persona.

Ndërsa në Shqipëri, në kuadër të operacionit “MIRACOLO II”, u kap dhe arrestua në Fier, me qëllim ekstradimi në Itali, shtetasi R. S., 28 vjeç.

Operacioni “MIRACOLO II” është në vijim të operacionit ” MIRACOLO I”, që ka nisur në vitin 2018, me arrestimin e shtetasit italian Santo Tuçi, i cili u kap me 27 kg hashash, 1.7 kg kokainë dhe 2 pistoleta.

Në kuadër të të dy operacioneve ” MIRACOLO I” dhe “MIRACOLO II” janë sekuestruar 4 kg kokainë, 35 kg hashash, 52 kg marijuanë, 260 mije euro, 2 pistoleta me silenciator dhe fishekë.

Policia e Shtetit tregoi edhe njëherë besueshmëri, profesionalizëm dhe vendosmëri për të punuar përkrah partnerëve, me qëllim goditjen e krimit të organizuar

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: arrestohet nje personoperacionpolicia e shtetit

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

Situatë e rënduar në Sanatorium/ 22-vjeçarja në intubim pasi sjell në jetë foshnjën, ambulancat presin me orë

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English