Detaje të reja janë bërë të ditura në lidhje me aksidentin tragjik që ndodhi pasditen e sotme në aksin Rubik-Rrëshen, ku humbi jetën drejtuesi imjetit “Land Rover” që u përfshi në një përplasje me një mjet autobus. Personi që ka humbur jetën është Hysen Selitaj, 57 vjeç, nga Kosova.
Bëhet me dije se Selitaj ndodhej në makinë me djalin e tij në momentin e aksidentit, ndërsa ky i fundit ka mbetur i plagosur nga përplsja e fortë. Bëhet me dije se ai është dërguar për mjekim në Spitalin e Rrëshënit.
Fatmirësisht, nga aksidenti nuk kanë pësuar dëmtime drejtuesi dhe pasagjerët e automjetit.
Ngjarja ndodhi rreth orës 17:22, kur një autobus u përplas me mjetin tip “Land Rover me targa italiane, i drejtuar nga Hysen Selitaj. Ky i fundit humbi, ndërsa policia shoqëroi në Komisariatin e Mirditës drejtuesin e autobusit për veprime të mëtejshme hetimore dhe për ta marrë në pyetje në lidhje me aksidentin.
Në pamjet e publikuara shihet se makina “Land Rover” është thuajse plotësisht e shkatërruar, ndërsa dëme ka pësuar edhe autobusi.
Në vendngjarje mbërritën forcat e policisë dhe zjarrfikësja të cilët u përpoqën të nxirrnin 57-vjeçarin nga makina përmes dritares. Grupi hetimor është duke punuar për zbardhjen e rrethanave që çuan në aksidentin tragjik.