Detaje tronditëse, vëllai i së miturës: Me motrën abuzuan edhe në grup, ja vendi ku ndodhi

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një ngjarje e rëndë ka tronditur opinionin publik shqiptar.

Abaz Doka, 65 vjeç përdhunoi një 15-vjeçare dhe videon e aktit intim e kishte shpërndarë me tre të rinj, të cilët e shantazhonin vazhdimisht atë të kryente marrëdhënie seksuale edhe me ta.

Për një kohë të gjatë, ai shkruante në mure emrin e saj me epitete ofenduese derisa e reja u dorëzua dhe kreu marrëdhënie seksuale me të.

Ditën e sotme në një deklaratë për mediat ka folur edhe babai i 15-vjeçares së abuzuar nga roja e shkollës, e mbas deklaratës së babait, ai që ka folur ka qenë vëllai i adoleshentes.

Ai ka treguar detaje shokuese lidhur me ngjarjen, ku është shprehur në “News24” se i moshuari Abaz Doka dhe disa të rinj kanë abuzuar edhe në grup me motrën e tij.

“Ne jetojmë 30 metra larg. Abazi jetonte përballë nesh. Unë e kam marrë vesh këtë ngjarje kur një video erdhi në celularin e kunatit.

Familja e Abazit është e mirë por ky nuk është në rregull. Kur dolën fotot, unë dhe babi shkuam të familja e Abazit, se fjalët qarkullonin në lagje, por ne se besonim.

Motra nuk fliste, vetëm kur u grindëm tregoi të vërtetën. Ajo nuk kishte shkuar për një javë në shkollë. Qante dhe nuk tregonte gjë.

Ajo nuk hapej se ata i bënin presion.

Djali i Abzit e ka nxjerrë nga shtëpia atë, ai jetonte në një barakë, punonte roje nate në Paskuqan.

Ne i treguam edhe videon dhe na tha që kanë abuzuar ca çuna të rinj.

Ne e dimë që kanë abuzuar në grup bashkë me rojen, sepse ky i shtynte njerëzit e tjerë. Ka edhe biseda ku këta flasin.

Të gjitha këto kanë ndodhur në një magazinë të prishur në Babrru”, u shpreh vëllai i 15-vjeçares së abuzuar.

Shpërndaje
Share.

Komento