Detaje të reja: Rrinte tek kompleksi i ‘Edi faqedjegurit’, lidhja e Breshanajt me “Il Padrinon” e Vlorës

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

E gjithë Vlora u trondit nga vrasja e Kristian Breshanaj në agimin e ditës së Fitër Bajramit, teksa shkaqet e ngjarjes së rëndë vijojnë të jenë të paqarta për Policinë dhe Prokurorinë e Vlorës.

Teksa po bëhen 48 orë nga ngjarja, oficerët e Policisë kanë shumë dyshime mbi mënyrën dhe shkaqet e ndodhjes së këtij krimi të rëndë.

Më herët mbrëmjen e sotme u raportua se Breshanaj, mund të jetë ekzekutuar nga anëtarët e një grupi në Vlorë, të cilët besohet se kanë dyshuar se ai ishte informator i një grupi kriminal në Vlorë.

Pas kthimit nga Belgjika, Breshanaj shpesh herë qëndronte në disa kafene, që ndodhet shumë afër një kompleksi banimi në zonën e “Ujit të Ftohtë” në Vlorë, ku është zona e influencës së një grupi kriminal në qytetin e Vlorës dhe nisur nga këto rrethana, Policia ka ngritur dyshime të bazuara në informacione operative, se anëtarët e grupit kriminal, mund të kenë dyshuar se prania e shpeshtë në këtë zonë e Breshanaj, çonte prej tij informacione tek krahu tjetër kundërshtar.

Ngatërresa mund të ketë ndodhur për shkak edhe të mankthit të anëtarëve të grupit, se rivalët mund t’i godasin me një atentat të mundshëm.

LEXO: Vrasja e 25-vjeçarit për Bajram: Autorët dyshonin se ishte informator i grupit kundërshtar kriminal 

Së fundmi, detaje të reja janë zbardhur rreth kësaj ngjarjeje, pasi Dosja.al, se grupi, të cilit i përkasin autorët, dyshojnë se 25-vjeçari ishte informator i rivalëve të tyre, dhe u dërgonte informacion në lidhje me veprimet apo lëvizjet e tyre.

Viktima, pas kthimit nga Belgjika, mësohet se qëndronte në kafenetë pranë një kompleksi në zonën e “Ujit të ftohtë” në Vlorë, aty ku edhe ka qenë zona e “Il Padrinos”, Edison Harizajt.

Harizaj, që njihej si një nga miqtë e Emiljano Shullazit, njihej ndryshe dhe me nofkën ‘Edi faqedjeguri’, për shkak të një njolle që kishte në fytyrën e tij.

Ai ka qenë pronar i një kompleksi banimi në qytetin e Vlorës, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë në disa ngjarje kriminale në qytetin bregdetar.

Harizaj akuzohet për zhdukjen e Albano Xhaferrit dhe shokut të tij Elvis Troqe, ndërsa ka dyshime se mund të jetë përfshirë dhe në zhdukjen e gjyqtarit Skerdilajd Konomi.

Ai u ekzekutua me 50 plumba më 7 nëntor 2018 në Durrës.

Nga ana tjetër, Kristian Breshanaj u ekzekutua pranë shtëpisë në orën 01:00 të 24 majit, në momentin që sapo kishte hyrë dita e Fiter Bajramit.

Ai u qëllua me 5 plumba në trup, nga një kallashnikov me silenciator, dhe më pas autorët u larguan me një automjet, të cilin e braktisën të djegur.

Shpërndaje
Share.

Komento