Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Detaje të reja nga hetimi, efektivi Nevaldo Hajdaraj njihej më parë me Klodian Rashën!

15:29 03/01/2021
Reading Time: 3 min lexim

Vrasja e Klodian Rashës ka ende detaje që nuk janë publikuar deri më sot të cilat mbajnë pezull hetimin.

Sipas informacioneve për mediat, efektivi i repartit të “Shqiponjave” Nevaldo Hajdaraj me viktimën Klodian Rasha kishin njohje të mëparshme, por nuk dihet ende në çfarë rrethanash. Një burim pohon se Klodiani i ka folur disa herë një të njohuri të tij për një efektiv policie që e shqetësonte.

Ka dyshime të pakonfirmuara zyrtarisht se ishte fjala pikërisht për Hajdarajn i cili thotë burimi, njihej në zonën ku banonte Rasha. Dy pistat e pazbardhura nga hetimet janë një njohje e mundshme mes viktimës dhe autorit si dhe arma e gjetur pranë vendit të ngjarjes.

Sa i përket pistës së parë, pavarësisht se nuk është deklaruar zyrtarisht, rezulton se Rasha dhe Hajdaraj të paktën fizikisht njiheshin, madje 25-vjeçari kishte shprehur edhe shqetësimin me të njohurit për mënyrën se si reagonte efektivi kur e ndeshte në rrugë.

Nga informacione ende të pakonfirmuara, ka dyshime që Rasha dhe Hajdaraj edhe të kenë punuar para disa kohësh së bashku në një biznes në rrugën “Bardhyl” në kryeqytet.

Ndërkohë, sa i përket pistës së dytë, asaj të armës, nga ana e personave të njohur të familjes Rasha dhe të vetë Klodianit, mohojnë kategorikisht se i riu mbante armë me vete. Burime për Fax Neës bëjnë me dije se Nevaldo Hajdaraj ishte konsumues i lëndeve narkotike dhe alkoolit.

Madje ai e ka përdorur hashashin dhe alkoolin edhe pas marrjes së detyrës në repartin “Shqiponja” dhe shpesh, thotë një burim që e ka ndeshur në rrugë, shfaqej në gjendje të dehur ose nën efektin e substancave narkotike.

Ndërkohë, ka dyshime që veprimi i mëngjesit të datës 8 Dhjetor 2020 nga Hajdaraj të ketë ardhur si pasojë e një njohje të mëparshme me Rashën.

Një dëshmitar i ngjarjes, i cili nuk pranon të identifikohet dhe të tregojë rrethanat pse ndodhej aty, ka pohuar edhe përpara hetuesve gjithë dinamikën e ngjarjes. Ai ka thënë se fillimisht Hajdaraj e ka thirrur Rashën që të shkojë drejt tij, por i riu nuk i është bindur.

Në këto momente Hajdaraj ka nxjerrë armën e shërbimit dhe ka nisur ndjekjen e 25-vjeçarit që kishte nisur të largohej përgjatë rrugës “Dritan Hoxha”.

Në një moment Rasha i ka dalë nga sytë efektivit, duke u futur në rrugicën që e dërgonte në banesë, ndërsa aty që korrespondon të ketë pranë edhe një pikë servisi, ka ndaluar duke parë veprimet e efektivëve, njëri prej të cilëve ndiqte atë dhe tjetri ndodhej tek një makinë që kishin ndaluar në rrugë për ta kontrolluar.

Edhe Rasha e ka humbur nga sytë Hajdarajn, i cili i është afruar duke u fshehur pas murit të servisit dhe qëlluar në befasi në një distancë jo më të madhe se 10 metra. Ndërkohë, Rasha në këto momente thotë dëshmitari, ka rënkuar duke thënë se “më vrave”. Këto janë detajet e reja që kanë dalë në dritë nga vrasja e Rashës, ndërkohë që familjarët e 25 vjeçarit kanë dyshime se plaga në kokë është shkaktuar nga një rikoshet plumbi.

Po ashtu është e konfirmuar se mëngjesin kur ka ndodhur ngjarja ka pasur dy të shtëna me armë. Pas 3 vizitave në familjen Rasha, kryeministri Rama pasi ka dëgjuar qëndrimin e kryefamiljarit Qazim Rashës se si duhet të funksionojë drejtësia, për të shmangur hasmërinë, ky i fundit i ka kërkuar të ketë durim, ndërsa ka përmendur edhe ndryshimin e akuzës ndaj efektivit ende pa u bërë publike nga drejtësia.

Konsiderimi i ngjarjes si vrasje, ndonëse Rama nuk ka dashur të tregojë se është marrë një vendim i tillë, duke thënë se “I takon Prokurorisë”.

Etiketa: detajeefektiviKlodian RashaNevaldo Hajdaraj

Të lidhura

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë
Aktualitet

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Një ngjarje e jashtëzakonshme ka ndodhur në Bulqizë, ku një 35-vjeçar i shpallur i humbur prej tre ditësh është gjetur...

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit
Aktualitet

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Një konflikt mes fqinjësh në fshatin Gosë të Kavajës ka përfunduar me dy të plagosur nga armë zjarri. Policia njoftoi...

18:57 06/06/2025
Para

Aksident i rëndë në Laç/ Makina përplaset dhe shpërthen në flakë, dyshohet për të plagosur (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

Mrekulli në Bulqizë: Fëmijët zbulojnë të riun e aksidentuar para 3 ditësh, ende i gjallë në makinë

21:15 06/06/2025
Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

Plagosi burrë e grua pas sherrit për qenin, policia gjen armën e autorit

18:57 06/06/2025
BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

BE mbështet Gjykatën Ndërkombëtare Penale pas sanksioneve të SHBA-së

18:40 06/06/2025
“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

“Nuk duam barazim”/ Trajneri i Serbisë vlerëson Shqipërinë: Janë të fortë, por kërkojmë vetëm fitoren

18:24 06/06/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.