Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Detaje nga vrasja në Fier, autori përdori automatik me silenciator, goditi viktimën në ballë

13:47 01/02/2021
Reading Time: 2 min lexim

Shëlzen Kastrati i vra me plumb në ballë nga dikush që përdorte automatik me sileciator. Këto janë detajet e reja nga vrasja e 41-vjeçarit, ditën e sotme në qytetin e Fierit.

Atentatori ishte në makinë në momentin që ka qëlluar, ndërsa viktima ka marrë dy plumba, një në ballë dhe një në krahun e djathtë, të cilët i kanë shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Përdorimi i një armë automatike, me silenciator ngre dyshimet se kemi të bëjmë me vrasës profesionist.

Pas ngjarjes, autori është larguar me një makinë tip “Range Rover”, me targa greke, e cila u gjet më pas e djegur në fshatin Daullas të Fierit.

Autori është treguar shumë i kujdesshëm duke mos lënë asnjë gjurmë në vendin e krimit, Policia po punon me kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorit.

Kush është viktima?

Shkëlzen Kastrati është vëllai i Kelmend Kastratit. 35-vjeçarit iu bë një atentat në janar të vitit 2016. Në atë kohë, policia raportoi se atentati ishte kryer për shkak se Kelmend Kastrati dyshohej të ishte përfshirë në një vrasje dhe një plagosje të ndodhura disa vite më parë.

Familja Kastrati ka probleme me një tjetër familje në Fier dhe policia dyshon se për shkak të këtyre problemeve kanë ndodhur disa ngjarje të rënda në Fier. Atentati ndaj Kelmend Kastratit në janar 2016 dysohet se u krye nga njëri prej anëtarëve të familjes në fjalë.

Nga atentati atëherë mbeti i vrarë Denis Kasaj që drejtonte makinën dhe u plagosën Kelmend Kastrati dhe Elton Margariti.

Njoftimi i policisë Fier:

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:30, në vendin e quajtur “Ura e Sheqit”, një shtetas i paidentifikuar, ka vrarë me armë zjarri shtetasin Sh. K., i cili ka qenë në automjetin tip “Benz”.

Autori është larguar nga vendngjarja me një automjet tip “Range Rover”, i cili u gjet nga shërbimet i djegur te vendi i quajtur “Mbikalimi i Baltzës”.

Nga ana e Policisë janë ngritur pika kontrolli dhe vijon krehja e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: automatikpoliciavrasje

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para

FOTO/ Skandali në Përputhen, Tea humbet mijëra fansa në Instagram

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English