Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Maliq. Vajza shfrytëzohej për marrëdhënie kundrejt pagesës që në moshën 12-vjeçare.
Policia e Maliqit ka arrestuar 26-vjeçarin Marsel Baçi, i cili akuzohet si tutor i vajzës dhe Selam Hyka, i cili dyshohet se ka abuzuar me të miturën. Ka qenë vajza që ka pranuar pranë uniformave blu këtë ngjarje, pas denoncimit që bëri nëna e saj në komisariat.
Ngjarja ka ndodhur në muajin Qershor të këtij viti. Dy të arrestuarit ndodhen në drejtorinë vendore të policisë së Korçës, ndërsa vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e ngjarjes dhe nëse ka persona të tjerë të përfshirë.