Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dështim i shtatë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

10:44 27/04/2025
Reading Time: 2 min lexim
Dështim i shtatë radhazi për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Deputetët e Kuvendit të Kosovës u mblodhën sërish këtë mëngjes për të tentuar konstituimin e institucionit, pas disa përpjekjeve të dështuara, por edhe kësaj here mungoi dakordësia. Vazhdimi i shtatë i seancës konstituive nisi në orën 10:00.

Gati tre muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare më 9 shkurt, procesi i konstituimit vazhdon të mbetet i bllokuar për shkak të mospajtimeve mes disa prej partive kryesore rreth zgjedhjes së kryetarit të Kuvendit.

Përpjekja për konstituimin e Kuvendit, e nisur më 15 prill, ka dështuar gjashtë herë, kryesisht sepse partia fituese, Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka arritur të sigurojë numrin e nevojshëm të votave për kandidaten e saj për kryetare, Albulena Haxhiu.

Vetëvendosje zotëron 48 nga 120 ulëset e Kuvendit. Në katër raundet e votimit, Haxhiu ka arritur të marrë deri në 57 vota, ndërsa për zgjedhje nevojiten të paktën 61 vota.

Figura e Albulena Haxhiut shihet si përçarëse nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), ndërsa Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka refuzuar të mbështesë çdo kandidat të propozuar nga partia fituese.

Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të këmbëngulë se Haxhiu është kandidate e denjë për postin dhe, ndonëse ka bërë thirrje për arritjen e një marrëveshjeje politike, ka përjashtuar mundësinë e propozimit të një kandidati tjetër.

Sipas Kushtetutës së Kosovës, partisë fituese i njihet e drejta për të propozuar kandidatin për kryetar të Kuvendit.

Drejtori i Grupit Ballkanik për Politika në Prishtinë, Naim Rashiti, deklaroi për Radion Evropa e Lirë se moskonstituimi i Kuvendit ka nxjerrë në pah jo vetëm mungesën e konsensusit politik, por edhe mungesën e vullnetit për të respektuar përgjegjësitë institucionale që burojnë nga rezultati i zgjedhjeve.

Ai paralajmëroi se ky ngërç institucional po zgjatet “në mënyrë të rrezikshme, duke thelluar krizën politike dhe duke e futur vendin në një rrugë të pasigurisë kushtetuese”.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Të tjera

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…
Aktualitet

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Në fillim e injoruan protestën. Pastaj e tallën. Pastaj e quajtën të manipuluar, të huaj, të lidhur me Iranin, Greqinë,...

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
Para
Sinjalet e depresionit: Psikiatrët apelojnë kujdes ndaj personave të mbyllur

Sinjalet e depresionit: Psikiatrët apelojnë kujdes ndaj personave të mbyllur

Lajmet e fundit

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

Kur pushteti prek bukën e protestuesit…

16:39 23/06/2026
“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English