Dëshmi e re nga një tjetër i arrestuar në lidhje me bandën Habilaj

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Një dëshmi e një të arrestuari tjetër për trafik droge i cili kishte lidhje me bandën e Habilajve në Shqipëri, është publikuar sot nga mediat italiane.
Bëhet fjalë për Antonio Riela i cili është arrestuar si blerës droge që vinte nga Shqipëria.

Duke u bazuar në dëshminë e tij, shkruhet se ai kishte rënë dakord për çmimin e mallit dhe pasi e merrte, e shiste më pas në Katania.
Riela kishte lidhje të ngushtë me Moisi Habilaj i cili është kushëri me ish-ministrin Saimir Tahiri.
Antonio Riela është arrestuar në tetor të 2017-ës ndërsa dëshmia e tij është publikuar kohët e fundit.
Në këtë dëshmi, ai nuk ka pranuar t’u jap përgjigje disa pyetjeve, por zbulohet me detaje se si kryhej trafiku i drogës nga Shqipëria në Itali.

“Moisi më siguroi duke më thënë se ai ishte i mbrojtur dhe një person i rëndësishëm në Shqipëri e lejonte që të eksportonte ngarkesa të mëdha të marijuanës. Ai e ka lejuar që të eksportojë këto ngarkesa të mëdha të marihuanës. Më tha edhe emrin e këtij personi, por nuk më kujtohet. Unë e shoqërova Moisi Habilajn tek një tregtar që qëndron prapa gjykatës së Katania. Unë nuk hyra, por e dija se ato do të blinin bizhuteri dhe do të niseshin më pas për në Shqipëri. Ishte dhjetor 2013.”- thuhet në dëshminë e Rielës.

Prokuroria ka kërkuar 15 vite dënim me burg për Antonio Riela.
Hetimet për dosjen “Habilaj” kanë përfshirë edhe ish-ministrin Tahiri, por drejtësia italiane vendosi të mos ngrejë akuza ndaj Saimir Tahirit pasi ai nuk ishte i përfshirë me grupin Habilaj.

(balkanweb)

Shpërndaje
Share.

Komento