Skip to content
Kryesore

Derbi Partizani-Tirana, zbardhet axhenda zyrtare

· 1 min lexim

Për herë të parë në histori, derbi i kryeqytetit mes Partizanit dhe Tiranës do të zhvillohet në stadiumin e ri të kuqezinjve, “Arena e Demave”.

Klubi organizator, Partizani, ka zyrtarizuar axhendën e takimit, i cili do të luhet të dielën, më 9 shkurt, në orën 13:30.

Ky ndryshim vjen pasi stadiumi “Air Albania” po përgatitet për ndeshjet e Kombëtares në kualifikueset e Botërorit. Me një kapacitet prej mbi 4 mijë vendesh, “Arena e Demave” do t’i ofrojë 5% të biletave tifozëve të Tiranës.


Pas disa ditësh pritjeje, Policia e Shtetit ka dhënë miratimin për zhvillimin e kësaj sfide historike në impiantin e ri të Partizanit.