Derbi i çmendur! Tirana shpartallon Partizanin me rezultatin e thellë

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Ka përfunduar derbi kryeqytetas, duke i dhënë Tiranës fitoren e thellë 5-1.

Loja nisi vrullshëm me 3 gola të shënuara për 19 minuta dhe një karton të kuq.

Në minutën e 2-të braziliani, William Cordeiro kaloi në avantazh Partizanin, duke shënoi një gol fluturimthi, por euforia zgjati vetëm 14 minuta, pasi në të 16-tën Batha barazoi me anë të një penalltie.

Tre minuta më pas bardheblutë fituan sërish një penallti, që u realizua sërish nga Batha, i cili u tregua i pamëshirshëm ndaj ish-skuadrës.

Pjesa e parë mbaroi me rezultatin 2 me 1, por pushimi i dha mundësinë Tiranës të kthehej më fuqishëm.

Lojtari i Partizanit, Hektor Idrizaj shënoi një autogol, duke e çuar topin në portën e skuadrës së tij, ndërsa Ernest Muçi në minutën e 82-të , duke përfituar nga gafa në mbrojtje e Partizanit, shënoi golin e katërt.

Vetëm në minutën e 88-të u vendos balanca mes lojtarëve pasi edhe për Tiranën doli me të kuq argjentinasi Torassa, i cili fitoi dy penalltitë.

Dhe më fund, sërish Ernest Muçi me një supergol nga faulli vulosi rezultatin e ndeshjes në 5-1.

Në Air Albania për të parë ndeshjen ishin sot edhe Greg Rama dhe Lulzim Basha.

Në fakt, duket se në familjen e kryeministrit derbi ndihet edhe më shumë pasi, Olsi Rama, vëllai i Edi Ramës, është drejtorit i Partizanit, ndërsa Gregu tifoz i Tiranës.

Shpërndaje
Share.

Komento