Ajo për çfarë është duke u folur gjatë është djegia e mandateve nga ana e opozitës, mirëpo mesa duket sipas deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati dhe analistit Ben Andoni, kjo nuk është gjë tjetër përveç “blofit”.
Të ftuar në Report Tv, ata kanë folur rreth këtij vendimi, ku Ferhati është shprehur se kjo cenon hapur demokracinë dhe pengon reformat, të cilat e ndihmojnë vendin që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.
Sipas deputetes, opozita është duke luajtur thjesht blofin dhe asgjë më shumë, ndërkohë që janë duke u treguar të papërgjegjshëm, pasi janë votuesit ata që i kanë votuar dhe duhet të përgjigjen për ta.
Ajo që thënë se opozita është duke e kërkuar pushtetin në tavolinë dhe jo përmes një gare të pandershme.
“Mungesa e opozitës në Parlament është bërë pengesa kryesore për reformën zgjedhore. Ky është një nga ato raste që tregon që jo vetëm prishin imazhin e personazhit politik por edhe për pengimin e reformave në vend. Me një mungesë të pjesëmarrjes së opozitës në parlament nuk do të mund të sigurohet kuorumi i duhur në parlament në votimin . Qëndrimi i mbajtur ,është i rrezikshëm për është një blof për të marrë pushtetin në tavolinë,pasi opozita kontrolloi dhe menazhoi vetë zgjedhjet e parlamentit dhe humbi zgjedhjet e 2017. Vetë opozita i njohi vetë zgjedhjet si të rregullta dhe më pas i kundërshtoi , duke bojkotuar në forma nga më të ndryshmet. Prandaj kjo , e sotmja e opozitës 4 muaj para zgjedhjeve vendore është vetëm një lojë që ajo po ndjek, një kërcënim për të marrë pushtetin në tavolinë. Zgjedhjet janë një garë, dhe opozita le ta përdorë arsenalin e tyre, të alternativës që ato japin për të bindur popullin me mjete demokratike për marrjen e votës por jo ta çoj vendin në një ngërç politik. Bojkoti opozitës absurd, nuk ka kushte për të patur një qeveri tranzitore pasi opozita ka frika se nuk i fiton dot zgjedhjet. Partia socialiste nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për qëndrimet e papërgjegjshme të opozitës, apo pse opozita shqiptare kërkon të vrasë veten . PS nuk do të pranojë asnjë marrëveshje, as një pakt apo kusht për të marrë pushtetin në tavolinë përveç “, ka thënë deputetja Ferhati.
Ndërkohë që ka thënë se si shtet ne jemi në pritje të hapjes së negociatave për t’u futur në Be dhe opozita duhet të ishte duke mbajtur një qëndrim konstruktiv dhe jo dekonstruktiv.
“Jemi në kushtet e procesit, në pritje të hapjes së negociatave me BE ndërkohë që opozita në vend të mbajë një qëndrim konstruktiv, po mban një qëndrim denstruktiv. Qëndrimi i opozitës është një papërgjeshmëri politike,situatë jologjike sepse nuk mund tregohesh i papërgjegjshëm duke lënë mandatet duke rrëzuar kështu raportin e besimit mes qytetarëve që i zgjedhin dhe deputetit për mandatin që ai i ka dhënë. Është një shkelje e këtij besimi.”
Ndërkohë që edhe analisti Ben Andoni është shprehur kundër këtij vendimi të opozitës duke thënë se ëhstë një qëndrim absurd, pasi në kushte kur ndodhemi në prag të hapjes së negociatave opozita dhe liderët e saj përfaqësues duhet të dinë të mbajnë një qëndrim sa më serioz përballë thirrjes së ndërkombëtarëve.
“Në një lexim të përgjithshëm. Deklarata e ambasadës amerikane me raportet e publikuara për situatën ku ndodhet vendi. Ndërkohë, me protestën e fundit , imazhi i Shqipërisë për fat të keq ka marrë një goditje të fortë, një pengesë dhe opozita besoj duhet të jetë e gatshme t’i dëgjoj thirrjet e ndërkombëtareve, dhe mendoj se do të dinë t’i lexojnë thirrjet e tyre duke ditur të mbajnë një mbajnë një qëndrim serioz. Opozita në situatën ku jemi ka një zë shumë të sfumuar dhe për shkak të mënyrës sesi kryeministri e ka bërë të vështirë këtë në këtë situatë. Kryeministri ka mbajtur një qëndrim të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm që e ka lodhur opozitën . Pasojat në këtë vend kaq të varfër janë shumë të mëdha. Të gjitha partitë politike kanë një synim të marrin pushtetin në zgjedhje ,por të gjitha këto duhet të fitohen në mënyrë demokratike dhe opozita në këtë rast kërkon të fitojë kohë. Nuk mund të bësh politikë me situatën ku është Shqipëria, dhe përgjegjëse në këtë rast është përveç opozitës është edhe partia në pushtet. Opozita vuan nga mungesa e një stature reale, e cila t’i përfaqësojë, dhe fakti që ndodhin këto tregon që brenda partive drejtuese nuk ka një qëndrim të unificent“, u shpreh analisti Ben Andoni.