Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deputetja e PS-së: Opozita po luan blofin, e do pushtetin në tavolinë dhe jo të merituar

21:14 19/02/2019
Reading Time: 3 min lexim

Ajo për çfarë është duke u folur gjatë është djegia e mandateve nga ana e opozitës, mirëpo mesa duket sipas deputetes së Partisë Socialiste, Klotilda Ferhati dhe analistit Ben Andoni, kjo nuk është gjë tjetër përveç “blofit”.

Të ftuar në Report Tv, ata kanë folur rreth këtij vendimi, ku Ferhati është shprehur se kjo cenon hapur demokracinë dhe pengon reformat, të cilat e ndihmojnë vendin që të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian.

Sipas deputetes, opozita është duke luajtur thjesht blofin dhe asgjë më shumë, ndërkohë që janë duke u treguar të papërgjegjshëm, pasi janë votuesit ata që i kanë votuar dhe duhet të përgjigjen për ta.

Ajo që thënë se opozita është duke e kërkuar pushtetin në tavolinë dhe jo përmes një gare të pandershme.

“Mungesa e opozitës në Parlament është bërë pengesa kryesore për reformën zgjedhore. Ky është një nga ato raste që tregon që jo vetëm prishin imazhin e personazhit politik por edhe për pengimin e reformave në vend. Me një mungesë të pjesëmarrjes së opozitës në parlament nuk do të mund të sigurohet kuorumi i duhur në parlament në votimin . Qëndrimi i mbajtur ,është i rrezikshëm për  është një blof për të marrë pushtetin në tavolinë,pasi opozita kontrolloi dhe menazhoi vetë zgjedhjet e parlamentit dhe humbi zgjedhjet e 2017. Vetë opozita i njohi vetë zgjedhjet si të rregullta dhe më pas i  kundërshtoi , duke bojkotuar në forma nga më të ndryshmet. Prandaj kjo , e sotmja e opozitës 4 muaj para zgjedhjeve vendore është vetëm një lojë që ajo po ndjek, një kërcënim për të marrë pushtetin në tavolinë. Zgjedhjet janë një garë, dhe opozita le ta përdorë arsenalin e tyre,  të alternativës që ato japin për të bindur popullin me mjete demokratike për marrjen e votës por jo ta çoj vendin në një ngërç politik. Bojkoti opozitës absurd, nuk ka kushte për të patur një qeveri tranzitore pasi opozita ka frika se nuk i fiton dot zgjedhjet. Partia socialiste nuk ka pse të mbajë përgjegjësi për qëndrimet e papërgjegjshme të opozitës, apo pse opozita shqiptare kërkon të vrasë veten . PS nuk do të pranojë asnjë marrëveshje, as një pakt apo kusht  për të marrë pushtetin në tavolinë përveç “, ka thënë deputetja Ferhati.

Ndërkohë që ka thënë se si shtet ne jemi në pritje të hapjes së negociatave për t’u futur në Be dhe opozita duhet të ishte duke mbajtur një qëndrim konstruktiv dhe jo dekonstruktiv.

“Jemi në kushtet  e procesit, në pritje të hapjes së negociatave me BE ndërkohë që opozita në vend të mbajë një qëndrim konstruktiv, po mban një qëndrim denstruktiv. Qëndrimi i opozitës është një papërgjeshmëri politike,situatë jologjike sepse nuk mund tregohesh i papërgjegjshëm duke lënë mandatet duke rrëzuar kështu raportin e besimit mes qytetarëve që i zgjedhin dhe deputetit për mandatin që ai i ka dhënë. Është një shkelje e këtij besimi.”

Ndërkohë që edhe analisti Ben Andoni është shprehur kundër këtij vendimi të opozitës duke thënë se ëhstë një qëndrim absurd, pasi në kushte kur ndodhemi në prag të hapjes së negociatave opozita dhe liderët e saj përfaqësues duhet të dinë të mbajnë një qëndrim sa më serioz përballë thirrjes së ndërkombëtarëve.

“Në një lexim të përgjithshëm. Deklarata e ambasadës amerikane me raportet  e publikuara për situatën ku ndodhet vendi. Ndërkohë, me protestën e fundit , imazhi i Shqipërisë për fat të keq  ka marrë një goditje të fortë, një pengesë  dhe opozita besoj duhet të jetë e gatshme t’i dëgjoj thirrjet e ndërkombëtareve, dhe mendoj se do të dinë t’i lexojnë thirrjet e tyre duke ditur të mbajnë një  mbajnë një qëndrim serioz. Opozita në situatën ku jemi ka një zë shumë të sfumuar dhe për shkak  të mënyrës sesi kryeministri e ka bërë të vështirë këtë në këtë situatë. Kryeministri ka mbajtur një qëndrim të papërshtatshëm dhe të rrezikshëm që e ka lodhur opozitën .  Pasojat në këtë vend kaq të varfër janë shumë të mëdha. Të gjitha partitë politike kanë një synim të marrin pushtetin në zgjedhje ,por të gjitha këto duhet të fitohen në mënyrë demokratike dhe opozita në këtë rast kërkon të fitojë kohë. Nuk mund të bësh politikë me situatën ku është Shqipëria, dhe përgjegjëse në këtë rast është përveç opozitës është edhe partia në pushtet. Opozita vuan nga mungesa e një stature reale,  e cila t’i përfaqësojë, dhe fakti që ndodhin këto tregon që brenda partive drejtuese nuk ka një qëndrim të unificent“, u shpreh analisti Ben Andoni.

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: Ben Andonidjegie mandateshKlotilda Ferhati

Të tjera

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri
Aktualitet

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Janë zbardhur detaje të reja nga ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën, ku pas më shumë se dy javësh kërkime...

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin
Aktualitet

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar me 84 vota ndryshimet në Kodin Rrugor, duke ashpërsuar ndjeshëm masat ndaj drejtuesve që shkelin...

22:57 18/06/2026
Para

“Doja të birësoja një fëmijë, por…” Regjisorja shqiptare rrëfen pengesën më të madhe

Lajmet e fundit

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

Fund tragjik për Eglant Koçin, familjarët identifikojnë trupin; në kokë i gjendet plagë e dyshuar me armë zjarri

10:55 19/06/2026
Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

Masa të reja në Kodin Rrugor: hiqet përgjithmonë patenta për shoferët e dehur, kufizime për të rinjtë dhe gjoba më të rënda për telefonin

22:57 18/06/2026
Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

Nëse protesta harron oligarkët, harron gjysmën e sistemit që po kundërshton!

16:00 18/06/2026
Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

Gjendet një kufomë pranë Krrabës, dyshohet se i përket Eglant Koçit të zhdukur prej dy javësh

15:52 18/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • Shqip