Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deputetët në Komisionet Parlamentare/ Monitorimi i ISP, ligjvënësit votojnë herë nga makina e herë nga kafenetë

18:06 20/10/2020
Reading Time: 3 min lexim

Instituti i Studimeve Politike gjatë Komisioneve Parlamentare,  ka monituar mbarëvajtjen e procesit të deputetëve dhe se sa ligjvënësit merrnin pjesë në Komisione.

Në shumë raste ISP ka vërejtur se nuk respektohet etika dhe serioziteti i  këtyre komisioneve, ndërkohë që këta deputet paguhen për të dhënë mendimin e tyre dhe për të votuar në këto komisione.

Instituti i Studimeve ka evidentuar se disa prej deputetëve marrin pjesë në këto komisione nga makinat apo kafenetë.

Bazuar në monitorim, del se javën e kaluar deputeti Ilir Beqja diskutoi nga makina, ndërsa gjatë kësaj jave deputeti Admor Shameti mori pjesë në Komision i ulur në një ambient të jashtëm (kafe, restorant), ndërsa pak minuta më vonë merr pjesë në Komisionin e Politikës së Jashtme, por këtë herë zhvendoset në makinë.

Sipas ISP-së, Kuvendi ka në detyrim ligjor e moral të reflektojë, së paku, që edhe në rastet e krizave të funksionimit dhe rënies së besimit publik, të ruajë minimumi standardet formale të aktivitetit të tij, duke mos i lejuar deputetët të marrin pjesë në komisione nëse nuk janë në ambiente të përshtatshme.

Postimi i plotë:

“Ligji është në përputhje me Kushtetutën, marrëveshja ka vlerë të jashtëzakonshme për integrimin dhe marrëdhëniet me NATO-n”. Deklarata të tilla dëgjohen në seanca plenare dhe në Kuvend, por aktiviteti online parlamentar ofron alternativa të tjera. Stafi monitorues i Institutit të Studimeve Politike (ISP) ka evidentuar se këto deklarata nuk u bënë nga mjediset e punës së komisioneve në Kuvend, por nga makina dhe mjedise publike.

Deputeti relator i ratifikimit Adnor Shameti ka vijuar praktikën e përsëritur javën e kaluar nga deputeti Ilir Beqaj, duke zhvilluar debat parlamentar, duke relatuar, duke diskutuar dhe duke votuar … nga makina! Në dallim nga rasti “Beqaj”, në rastin “Shameti” deputeti nuk ndodhet në zyrë për të vijuar në makinë, por fillimisht është në mjedise publike jashtë parlamentit (kafe, restorant !!) dhe pasi kryen formalitetet me Komisionin e Ligjeve, në pak minuta diferencë vijon të njëjtat formalitete në Komisionin e Politikës së Jashtme, por tashmë duke u zhvendosur në makinë!

Dy fotot ilustruese tregojnë deputetin në Komisionin e Ligjeve dhe pak minuta më vonë në makinë, duke relatuar në dy rastet marrëveshjen e Shqipërisë me NATO-n. Bëhet fjalë për projektligjin “Për ratifikimin e marrëveshjes për mbështetje teknike ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Agjencisë së Mbështetjes dhe Prokurimit të NATO-s për realizimin e projekteve të Kuçovës të financuara nga Programi i Investimeve të NATO-s për Sigurinë vitet 2019-2022”. Ironikisht, ky mund të jetë akti i parë ligjor në historinë e NATO-s që diskutohet e miratohet nga… makina!

Mbledhja e fundit e konferencës së kryetarëve i dha të drejtë shqetësimit publik të ISP dhe kërkoi që deputetët të marrin pjesë në mbledhjet online nga mjedise pune në zyrë, parti apo në banesë, duke i dhënë fund praktikës së pjesëmarrjes, debatit dhe votimit nga rruga, lokalet apo udhëtimi me makinë. Të njëjtin vendim e citoi në mbledhjen e mësipërme të Komisionit të Ligjeve edhe kryetari i këtij komisioni Ulsi Manja, duke theksuar se në respekt të etikës, integritetit dhe solemnitetit institucional ky orientim do të zbatohet, duke mos pranuar në mbledhje deputetë që e shkelin atë.

Shqetësimi i ISP nuk lidhet personalisht me individin politikan, Beqaj, Shameti, Valteri, Çaçani, etj, deputetë të cilët në monitorime janë subjekt i diskutimit dhe votimit nga makina; nuk lidhet as me alibi jo serioze të nevojës për të bërë lajm, por lidhet me konceptin ligjor mbi demokracinë funksionale dhe parlamentarizmin, me integritetin, etikën, seriozitetin dhe solemnitetin e aktivitetit parlamentar, të institucionit të deputetit dhe të aktit të rëndësishëm të vendimmarrjes ligjore me impakt për vendin, shtetin ligjor dhe qytetarët.

Dhe për këtë Kuvendi ka në detyrim ligjor e moral të reflektojë, së paku, që edhe në rastet e krizave të funksionimit dhe rënies së besimit publik, të ruajë minimumi standardet formale të aktivitetit të tij.

Etiketa: ISPKomisionet ligjore

Të lidhura

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia
Aktualitet

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Nga Sonila Meço: Sa u pagua Giro d’Italia? 7 milionë euro nga xhepat e shqiptarëve. Përfitimi publik? Reklamë Shqipërisë tek...

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura
Aktualitet

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

Gjatë ceremonisë për nisjen e fluturimeve në Aeroportin Ndërkombëtar të Vlorës, Kryeministri Edi Rama deklaroi se në Aeroportin e Kukësit...

17:16 10/05/2025
Para

Basha takon ministrin grek Nikos Dendias, ja çfarë u tha për ligjin e luftës dhe çështjen e detit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

Giro d’Italia: 7 mln euro për reklama që i shërbyen një Shqipërie të kapur nga mafia

21:04 10/05/2025
“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

“Air Kosova” dhe një iluzion fluturues i propagandës dhe i interesave të fshehura

17:16 10/05/2025
Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

Si u përzu DAMEN Shipyards nga Shqipëria dhe korrupsioni në Forcën Detare

16:59 10/05/2025
Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

Qëllon me thikë të dashurën dhe më pas vret veten: Tragjedi në Prishtinë

17:48 09/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.