Skip to content
Politikë

Deputetët e opozitës vendosin të bllokojnë Komisionin për Reformën Zgjedhore

· 1 min lexim

Mbledhja e grupit të Partisë Demokratike nisi mëngjesin e sotëm në orën 10:00 në Kryesinë e Kuvendit, ku u vendos që aksioni opozitar duhet të vazhdojë si në Parlament ashtu edhe në mbledhjet e komisioneve.

Mësohet se një nga vendimet e marra në këtë mbledhje është që deputetët do të bllokojn mbledhjen e Komisionit për Reformën Zgjedhore.

Pas përfundimit të mbledhjes së PD-së, deputetë kanë “pushtuar” sallën ku do zhvillojë punimet komisioni i Reformës Zgjedhore. Pritet që në këtë mbledhje të ketë trazira.

Ndërkohë, kujtojmë se Komisioni për Reformën Zgjedhore do të mbidhet ditën e sotme për herë të parë pas 2 vitesh. Dje OSBE iu bëri thirrje të gjithë deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë që të normalizohet procesi parlamentar.