‘Dënojmë prishjen e Teatrit, rrezikon negociatat’, reagon deputeti i CDU dhe kreu i PPE-së

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Gjatë orëve të para të mëngjesit të djeshëm u shemb godina e Teatrit Kombëtar, ku pati përplasje të njëpasnjëshme gjatë ditës mes Policisë dhe protestuesëve.

Në Polici janë shoqëruar dhjetëra aktivistë, aktorë e figura të opozitës, teksa kjo e fundit ka paralajmëruar për aksion opozitar.

Pas pak, në 16:30 nis protesta mbarëkombëtare e thirrur nga Alenca për Mbrojtjen e Teatrit ndërsa Policia gjatë gjithë ditës së sotme është përgatitur dhe ka blinduar me efektivë të gjithë zonën, ku do zhvillohet protesta.

Lleshaj paradite zhvilloi një takim me drejtuesit e Policisë ku ka dhënë urdhër që të jenë mbi 1000 efektivë në protestë.

Së fundmi,  politikani gjerman dhe deputeti i CDU në Bundestag, Johann Wadepuhl ka shprehur qartë zhgënjimin për nxitimin e shembjes së Teatrit Kombëtar si dhe për dhunën e ushtruar gjatë rezistencës.

Nëpërmjet një statusi në Twitter, Wadepuhl thotë se është një mbështetës i fortë perspektivës europiane të Shqipërisë, por tani ai vë në dyhsim negociatat, teksa shtron një pyetje ”A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave?”.

Reagimi i Wasephul

Si një mbështetës i fortë i perspektivës europiane të Shqipërisë. Prishja e Teatrit Kombëtar, nxitimi dhe dhuna më lanë të zhgënjyer dhe të trishtuar. A kishin të drejtë të gjithë kundërshtarët e mi në disa parlamente kombëtarë, kur ata refuzuan “po” e tyre për fillimin e negociatave? #demokracia 

Po ashtu, edhe Donald Tusk, ish-presidenti i Këshillit Europian, aktualisht presidenti i PPE-së ka reaguar duke dënuar shembjen e Teatrit si dhe dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, aktorëve, politikanëve, por edhe gazetarëve.

Tusk thotë se shembja e Teatrit është kundër vlerave europiane si dhe deklaron mbështetje për Partinë Demokratike të Shqipërisë, në luftën e saj për një Shqipëri më të mirë.

Reagimi i Tusk në Twitter
Sundimi i ligjit, media e pavarur dhe e lirë dhe lufta kundër korrupsionit duhet të mbizotërojnë për perspektivën evropiane të Shqipërisë. Unë shpreh mbështetjen time për partinë tonë anëtare pdshqiperi në luftën demokratike për një Shqipëri më të mirë.
Frikësimi dhe përdorimi i dhunës ndaj protestuesve, shoqërisë civile, artistëve si dhe politikanëve të opozitës janë të papranueshme.
Unë dënoj prishjen e teatrit kombëtar në Tiranë të Dielën, e cila shkon kundër vlerave evropiane si ruajtja e trashëgimisë kulturore, sundimi i ligjit dhe dialogu transparent.

Shpërndaje
Share.

Komento