Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Dënohet me burgim të përjetshëm shqiptari që vrau vajzën dhe fqinjin në Itali

22:06 27/06/2025
Reading Time: 2 min lexim

Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias dënoi me burgim të përjetshëm 47-vjeçarin shqiptar, Taulant Malaj, për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjit Massimo De Santis, si dhe për plagosjen e rëndë të bashkëshortes, Tefta Malaj. Përveç dënimit maksimal, ndaj tij u vendos edhe masa e izolimit ditor për një vit e gjashtë muaj.

Vendimi u dha të premten, duke konfirmuar kërkesën e bërë nga Prokuroria më 30 maj. Ngjarja tragjike ndodhi më 7 maj 2023 në Torremaggiore të Foggias, ku Malaj e akuzoi gruan për një lidhje jashtëmartesore me fqinjin, një dyshim që sipas hetimeve nuk kishte bazë reale.

Sipas dosjes hetimore, Malaj e kishte pritur De Santis-in në hyrje të pallatit dhe e kishte qëlluar me thikë për vdekje, duke i shkaktuar 21 plagë. Më pas ishte kthyer në banesë për të vrarë edhe bashkëshorten. Vajza e tyre, Jessica, ndërhyri për të mbrojtur nënën, por u qëllua për vdekje nga i ati. Vajza ndërroi jetë gjatë rrugës për në spital, ndërsa Tefta u plagos rëndë me gjashtë goditje në bark.

Prokuroria sqaroi se Malaj e kishte planifikuar vrasjen të paktën një ditë më parë. Ai kishte vendosur kamera të fshehta në shtëpi për të monitoruar bashkëshorten dhe vajzën, duke ndjekur një supozim të pabazë mbi një marrëdhënie me fqinjin. Hetimet zbuluan se komunikimet midis Teftës dhe De Santis-it ishin thjesht përshëndetje formale mes fqinjësh.

Gjatë vrasjeve, një pjesë e ngjarjes u regjistrua në video me celular. Në pamje, Malaj dëgjohet teksa kërcënon bashkëshorten dhe shprehet se do të vriste edhe fëmijën e tyre më të vogël, atëherë rreth 5 vjeç. Pas masakrës, ai u largua nga banesa me duart ende të lyera me gjak dhe u arrestua nga policia pas një shëtitjeje në lagje. Përpara arrestimit, kishte telefonuar vëllain e tij dhe i kishte rrëfyer krimin.

Avokati i Tefta Malajt, Roberto De Rossi, deklaroi për Fanpage.it se klientja e tij i mbijetoi sulmit përmes një mrekullie. “Kjo është një nga gjakderdhjet më të rënda të 50 viteve të fundit sipas mendimit tim,” theksoi ai. Gjatë procesit gjyqësor u shfaqën pamje të sulmit, ndërsa Tefta dhe djali i vogël ndodheshin në një strehë dhe po marrin ndihmë psikologjike.

Mbrojtja e Malajt kërkoi të pranohej paaftësia mendore e pjesshme dhe pretendoi se ai nuk kishte synuar të vriste vajzën. Ata madje akuzuan stafin mjekësor për ndërhyrje të vonuar dhe kërkuan që ngjarja të kualifikohej si dëmtim personal me rrethana lehtësuese. “Sipas mënyrës si e paraqitën, ngjarja duhej të dënohej me vetëm 5 apo 6 vjet burg,” tha De Rossi. Megjithatë, gjykata e rrëzoi këtë argument dhe e dënoi Malajn me burgim të përjetshëm.

Të tjera

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin
Aktualitet

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Drejtoresha e Politikave të Migracionit, Azilit dhe Antitrafikut në Ministria e Brendshme, Alma Bime, është arrestuar sërish nga Policia e...

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie
Aktualitet

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

Ish zv.kryeministri Arben Ahmetaj ka ngritur publikisht pikëpyetje të forta mbi projektin e terminalit doganor të Lidl Albania, duke e...

14:11 10/01/2026
Para
Horoskopi sot: 20 Qershor 2025

Horoskopi sot: 28 Qershor 2025

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

Thyen arrestin shtëpiak, drejtoresha e Ministrisë së Brendshme tenton t’i djegë makinën ish-partnerit, pasi më herët i kishte djegur krevatin

15:41 10/01/2026
SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

SKEMA e FSHEHTË e “Lidl Albania”/ Terminal doganor 35-vjeçar, shpronësime dhe dyshime për grabitje pasurie

14:11 10/01/2026
Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

Përshkallëzohen protestat në Iran, mbi 50 të vrarë dhe mijëra arrestime. Trump paralajmëron sulme ajrore

13:42 10/01/2026
Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat

Dosja Balluku/ SPAK kontrollon disa biznesmenë dhe kompani, ja emrat

13:28 10/01/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.