Në Texas, një nënë është dënuar me 40 vite burg pasi kishte lënë dy vajzat e veta, 1 dhe 2 vjeҫe, të mbyllura në makinë gjithë natën teksa vetë ajo po festonte me miqtë.
Vajzat ishin në një temperaturë të lartë rreth 40 gradë dhe nuk arritën të shpëtonin.
Sipas policisë, Amanda Hawkins, në vitin 2017 ka dërguar vajzat në spital në gjendje të rëndë duke thënë se atyre u kishte rënë të fikët pasi kishin nuhatur një bimë pranë liqenit ku banonin.
Vajzat ishin të lëna qëllimisht në makinë nga nëna dhe për këtë arsye ajo u dënua nga një gjykatë në SHBA me 40 vite burg pasi të dyja vajzat gjetën vdekjen në makinë të mbyllura rreth 18 orë në një temperaturë shumë të lartë.