“Dënim shkurajues”, ja si e lexoi ambasada amerikane vendimin për Tahirin

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme, Gjykata e Krimeve të Rënda dënoi me 5 vite burg ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, Tahiri do ta shlyej dënimin me 3 vite shërbim prove.

Të pranishme gjatë leximit të vendimit përfundimtar ishin edhe dy përfaqësuese të ambasadës amerikane.

Kjo e fundit e ka parë vendimin e Krimeve të Rënda, si një rritje të gjyqësorit dhe fund të pandëshkueshmërisë së personave me lidhje të forta.

Për dënimin ambasada tha se ishte shkurajues, duke marrë parasysh akuzat e rënda ndaj Tahirit.

“Vendimi i djeshëm kundër ish Ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri demonstron pavarësinë në rritje të gjyqësorit dhe fillimin e fundit të pandëshkueshmërisë për personat me lidhje të forta. Ndërkohë që dënimi i zotit Tahiri për akuzën e shpërdorimit të detyrës sinjalizon një hap të rëndësishëm përpara, dënimi është shkurajues, duke pasur parasysh se sa të rënda ishin akuzat. Ata që shpërdorojnë besimin publik dhe shkelin ligjin duhet të përballen me pasoja domethënëse. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të mbeten partnerë të Shqipërisë, në mbështetje të përparimit të mëtejshëm të reformës në drejtësi, transparencës dhe qeverisjes së mire”, shkruan ambasada.

Gjykata e Krimeve të Rënda rrëzoi akuzat për trafik droge dhe pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, duke e dënuar Tahirin vetëm për shpërdorim detyre.

Shpërndaje
Share.

Komento