Zbardhen të tjera detaje nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Tiranë, ku nënë e bijë u gjetën të pajeta, ndërsa vajza tjetër në gjendje të rëndë.
Nëna Zhaneta Josifi, 56 vjeçe dhe vajza Anisa Josifi, 30 vjeçe, kurse vajza tjetër Blerta Josifi 34 vjeçe, është dërguar në spital, në gjendje të rëndë shëndetësore.
Në media po qarkullon një foto e nënës dhe dy vajzave që ishin besimtare të sektit të Dëshmitarëve të Jehovait.
Zhaneta Josifi, me origjinë nga Ogreni i Përmetit dhe bashkëshorti i saj, Lluke Josifi nga Bënja, bashkë me dy vajzat e tyre ishin transferuar prej disa vitesh në Tiranë.