Del fotoja e 29-vjeçarit që u vetëvra në Spitalin “Shefqet Ndroqi”, kush është i riu nga Durrësi që humbi jetën sot

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

TIRANË

Një ngjarjke tragjike u mësua sot në mëngjes, ku u raportua se një 29-vjeçar është vetëhedhur nga kati i 3 i Spitalit “Shefqet Ndroqi” në Tiranë.

Xhino Koça ndodhej i shtruar në spital prej disa ditësh pasi kishte rezultuar pozitiv me Covid-19, ndërsa në rrethana ende tronditëse mëngjesin e sotëm në orën 04:30 u hodh nga kati i tretë i spitalit.

Xhino është djali më i vogël i dy prindërve të njohur nga Durrësi, stilistes Lira Koça dhe kreut të Njësisë Administrative nr.2 Leonard Koça.

Ngjarja tragjike ka shokuar opinionin publik në Durrës, por edhe mbarëshqiptar.

Policia ka njoftuar se vazhdon puna për të zbardhur totalisht ngjarjen e rëndë, ndërsa Ministria e Shëndetësisë ende nuk ka një reagim zyrtar për ngjarjen e rëndë.

Shpërndaje
Share.

Komento