Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Deklarata e Veliajt përballë afganëve, ironizon Këlliçi: Mori malet për bukën e gojës 10 vjeç!

21:47 02/09/2021
Reading Time: 3 min lexim

“Mashtruesi refugjat Veliaj!”, kështu e ka nisur një koment të gjatë në rrjetet sociale kryetari i FRPD-së dhe njëherësh deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi.

Ai ka ironizuar deklaratën e kryebashkiakut Veliaj, përballë afganëve në Qytet Studenti, ku tha ndër të tjera se kur ka qenë 10 vjeç ka ikur nga mali në Greqi.

Këlliçi ka shkruar se skenës politike shqiptare nuk i kanë munguar asnjëherë aktorët komikë, duke iu referuara në këtë rast drejtpërdrejt Veliajt. Ai e ka vazhduar më tej me ironi duke thënë se “Trupi i një të rrituri nuk e pengon të hyjë në rolin e një 10-vjeçari që kapërcen male për të gjetur bukën e gojës dhe ndjekur ëndrrën e futbollistit’”.

Postimi i plotë i Belind Këlliçit:

Mashtruesi refugjat Veliaj!

Skenës politike shqiptare nuk i kanë munguar asnjëherë aktorët komikë. Shqiptarëve u kanë parë sytë nga të gjitha, nga Qerosi kavalier tek rrobaqepësi konservator. Politikanë të roleve episodike që i sollën gaz e hare jetës parlamentare.

Por ndryshe nga këta gaztorë të vegjël oborresh, që kërkush s’i mori seriozisht, qëndron një talent i lindur. Një aktor shumëplanësh që di të interpretojë mjeshtërisht si shitësin e fiqve ashtu edhe taksidarin e shitësve të fiqve. Unik në zhanrin aktorial që lëvron, ndoshta si i vetmi ministër i mirëqënies sociale në botë, që edhe pse në moshë madhore dhe me rrogë ministri, martohet me kursimet e një pensionisteje.

“Ministri i varfër” ishte vetëm një prej roleve të tij skenike. Repertori i pasur, libreti i pasur, por mbi të gjitha mjeshtëria e aktorit, do t’i jepte një tjetër rol karriere, atë të kryebashkiakut. Dhe për sa kohë “sapuni për djathë” është ende në menunë e ditës, aktori atë punë do të bëjë, të aktrojë.

Në shfaqjen e radhës ai vjen në rolin e emigrantit. Trupi i një të rrituri nuk e pengon të hyjë në rolin e një 10-vjeçari që kapërcen male për të gjetur bukën e gojës dhe ndjekur ëndrrën e futbollistit.

Dikush në sallë mund të lotojë sepse i kujtohet vetja. Të tjerë do të duartrokasin për forcën e jashtëzakonshme të një fëmije që braktisi lodrat e shokët, për të gjetur rrugën e vështirë të suksesit. Mesazh i fuqishëm njerëzor. “Mos u dorëzo”, “guxo”, “provo përsëri”, nga mali, nga deti, poshtë kamionit.

Interpretimi 10. Veçse nja dy gjëra kërcasin. Si në çdo sajesë teatrale në retrospektivë, edhe në këtë shfaqje premierë për publikun afgan, kohët dhe datat bëhen çorap.

 

 

10-vjeçari Erion Veliaj, i lindur në vitin 1979, i kishte ikur Shqipërisë në vitin 1989.

Po ku ta dijë artdashësi afgan se deri në fund të vitit 1990 kalimi i kufijve shtetërorë shqiptarë të merrte jetën.

Nga ta dinë të gjorët afganë se talebanët shqiptarë Ramiz Alia e Simon Stefani, që partia e Erionit i njeh për veteranë të nderuar, urdhëronin vrasjet në kufi.

Nga ta dinë afganët se po përdoren si publik pa para për një monodramë autobiografike, që raportin me të vërtetën e ka si nata me ditën. 

Po edhe në e ditshin, ç’u duhet?

Nuk e kanë votuar e nuk i përfaqëson.

Aktori është mall vendi. Hall për Tiranën e hall për Shqipërinë.

Aktori është gjelbërimi dhe betonimi. Inceneratori, trafiku, korrupsioni dhe kutërbimi.

Etiketa: afganvedeklarateditor-choiceironizonKelliciveliajt

Të lidhura

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti
Kryesore

A do ta vazhdojë karrierën pas humbjes së PD-së? Si përgjigjet deputeti

Pas humbjes së zgjedhjeve të 11 majit, Edmond Spaho ka njoftuar përfundimin e karrierës së tij parlamentare. Në një reagim...

21:22 14/05/2025
Berisha mbetet në ‘arrest shtëpie’, Gjykata rrëzon kërkesën e ish-kryeministrit
Kryesore

Pas zgjedhjeve të 11 Majit, Berisha mbledhje në selinë blu

Sali Berisha ka thirrur këtë të mërkurë një mbledhje urgjente me drejtuesit politik të qarqeve të Partisë Demokratike, në vijim...

18:02 14/05/2025
Para
Rama: Qeveria e zgjedhur, e duhura për të realizuar objektivat e mandatit të tretë

Rama: Qeveria e zgjedhur, e duhura për të realizuar objektivat e mandatit të tretë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Diaspora/ Numërohen rreth 63% e zarfeve, si ndahen votat

08:07 15/05/2025
Horoskopi sot: 15 Maj 2025

Horoskopi sot: 15 Maj 2025

07:57 15/05/2025
Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

Vetura përplaset me kamionin, humb jetën e reja shqiptare në Prizren

21:53 14/05/2025
Kaos në QSUT/ Fushata e Ramës bllokon ambulancat, mjekët ndërpresin shërbimin

U denoncua si i humbur, gjendet i pajetë i moshuari

21:34 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.