Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Gazeta Reforma
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Defekti në Bovillë, pjesa më e madhe e Tiranës pa ujë

15:13 20/09/2019
Reading Time: 2 min lexim

Tirana prej kohësh po vuan nga ndërprerja e ujit në disa zona të saj.

Në lidhje me këtë situatë ka reaguar edhe ndërmarrja e Ujësjellës Kanalizimeve.

UKT sqaron se mbrëmjen e djeshme, si pasojë e një defekti në linjën e transmetimit në Bovillë, është dëmtuar tubi kryesor.

Për këtë arsye do të ketë kufizime në furnizimin me ujë në pjesën më të madhe të Tiranës, përfshi Astirin dhe Yzberishtin.

Gjithashtu UKT bën me dije se inxhinierët po punojnë intensivisht, në mënyrë që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.

Reagimi i plotë:

Defekt në linjën e transmetimit në Bovillë, kufizime të furnzimit me ujë në disa zona të Tiranës

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se mbrëmjen e djeshme, datë 19 shtator 2019, në linjën e transmetimit që shkon nga ujëmbledhësi i Bovillës deri në Impantin e Bovillës ka ndodhur një defekt i rëndë, ku ka pasur dëmtim të tubit kryesor.

Grupet tona dhe inxhinierët tanë kanë marrë masat e nevojshme dhe po punojnë intensivisht për të riparuar në kohë sa më të shkurtër defektin e ndodhur, edhe pse kushtet atmosferike të orëve të fundit nuk kanë qenë në favor të tyre.

Ujësjellës Kanalizime Tiranë njofton qytetarët se kufizimet e furnizimit me ujë do të vijojnë edhe gjatë ditës së sotme në zonat që preken nga ky defekt, pasi procesi i trajtimit të ujit dhe i shpërndarjes në rrjet kërkon një kohë të caktuar.

Kufizime të furnizimit me ujë do të ndihen në pjesën më të madhe të Tiranës si dhe në zonat e Yzberishtit dhe Astirit, të cilat tashmë furnizohen me ujë direkt nga Bovilla.

Ujësjellësi Tiranë njofton qytetarët se inxhinierët dhe grupet tona po punojnë maksimalisht për kthimin sa më parë të furnizmit normal me ujë në këto zona.

Falenderojmë qytetarët për mirëkuptimin dhe durimin!

Abonohu

Merr lajmet kryesore në email

Politikë, drejtësi, SPAK, investigime dhe para publike — pa zhurmë, vetëm zhvillimet që kanë rëndësi.

Etiketa: bovilledefektujeUKT

Të tjera

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës
Aktualitet

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

Prej 31 majit, mijëra protestues mblidhen çdo natë poshtë zyrës së kryeministrisë në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë dhe...

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës
Aktualitet

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

Prokuroria e Posaçme ka zbuluar detaje të reja që, sipas saj, forcojnë dyshimet se vila F6 në kompleksin “White Rocks”...

15:39 23/06/2026
Para

Theri italianin për xhelozi, Apeli lë në fuqi dënimin me 30 vite burg për shqiptarin

Lajmet e fundit

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

“Nga lajmi te lajmësi”, BIRN: Manuali i propagandës së Ramës kundër protestës

15:54 23/06/2026
SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

SPAK: Dy vartëset e Ballukut ndryshuan kontratën e energjisë dhe paguan faturat e vilës në Dhërmi, mesazhet që fundosin skemën e fshehjes së pronës

15:39 23/06/2026
“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

“Fuck you”! Rama sfidon protestuesit dhe akuzat për korrupsion: Më quajnë ‘Kumbari’? Le ta provojnë, pastrimi i parave nuk është problem i madh në Shqipëri”

15:18 23/06/2026
Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

Auron Tare sulmon Ramën: Kush mbron trashëgiminë është armik, ndërsa betoni në Përmet quhet patriotizëm?

14:55 23/06/2026
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Gazeta Reforma është pjesë e rrjetit mediatik të Electral.

Lajme, investigime dhe analiza për çështjet publike në Shqipëri e rajon.

Kontakt: [email protected]

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2026 GazetaReforma

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Kryesore
  • Politikë
  • Drejtësi & SPAK
  • Investigime
  • Ekonomi
  • Rajoni & Bota
  • Opinion / Analizë
  • Video
  • Denonco
  • Abonohu

© 2026 GazetaReforma

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.
  • English