Reshjet e dëborës që nisën që dje në verilindje, tashmë kanë nisur edhe në zonën juglindore dhe në akset e Dajtit.
Raportohet se deri më tani nuk ka pasur probleme në qarkullim dhe borëpastrueset janë në duke pastruar rrugën.
Sipas Autoritetit Rrugor Shqiptar qarkullimi vijon pa ndërprerje pasi forca të shumëta policie janë në terren për të ndihmuar në qarkullimin e mjeteve.
Uniformat blu bëjnë thirrje shoferëve që të pajisin makinat e tyre me goma dimërore dhe zinxhirë kur udhëtojnë për në segmentet me prezencë dëbore, të ulin shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore.