Prezenca e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu ka nxitur debate me deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte deputetja Albana Vokshi ajo që ka ironizuar ministren e Shëndetësisë, Albana Koçi, gjatë raportimit të saj në Komision për skandalin tek Onkologjiku. Ndër të tjera në fjalën e saj, Vokshi pyeti nëse është ndërhyrë në sistem me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Fico, për të hequr skadencës së ilaçeve, më konkretisht të disa flakonëve.
“Uau, fjalimi ishte nuk di pse ankoheni nuk paska asnjë problem tek QSUT, tek Onkologjiku, fjalime patetike.Mendova se sot do të vinit me një ndjesë zonja ministre, më modeste, por të thoni që kemi reaguar dhe kemi marrë masa në mënyrë të menjëhershme, kur sot nuk ka barna nuk ka kura e ilaçe, nuk funksionojnë aparaturat, paraqiteni para Komisionit dhe në vend që të rreshtoni problematikat, thoni hajde na ndihmoni. Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut,”- tha deputetja demokratike, ndërkohë që kërkoi fjalën për t’i parashtruar 20 pyetje ministres që ishte pjesë në Komision. Por në fjalën e saj ndërhynë edhe deputetët e Partisë Socialiste, që shkaktuan debate të ashpra mes palëve.
DEBATI I PLOTË NË KOMISIONIN E SHËNDETËSISË:
Vokshi: Në informacion që kam keni donacion 180 tableta. Sot nuk ka kontratë ka mbaruar. Kjo është skandaloze nuk keni kontratë dhe nga brenda QSUT më thonë që as nuk kanë ndërmend të vijnë Zonja ministre mos ndërhyni. Nëse ndërhyni në sistem për të ndërruar datat e skadencës kjo është skandal, kushdo që e urdhëroi që unë kam informacion që e ka bërë ish-drejtoresha Albana Fico, duhet të mbajë përgjegjësi.
*deputeti Florenc Spaho kërkon fjalën
Zheni Gjergji: Të nxjerr jashtë
Vokshi: E morën urdhrin këta për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të jepte dorëheqjen jo të ishte këtu.
Florenc Spaho: Ça muhabeti po bën? Ku i ke prerë flokët? Ku i ke lyer? Ça i keni këto muhabete?
Albana Vokshi: A ka sasi të skaduara tani që ne flasim në QSUT? Cila farmaci e ka në ngarkim dhe a keni ndërhyrë ju në sistem për të hequr datën e skadencës që ka qenë 31 dhjetor i këtij medikamenti për ta rifutur prapë në sistem? Nëse ju ndërhyni në sistem për të hequr datat e skandencës, ky do të ishte një skandal dhe kushdo që e ka urdhëruar, në informacionin që unë kam e ka bërë ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico, e ka urdhëruar personalisht ajo vetë heqjen e datës së skadencës, duhet të shkojë para drejtësisë kushdo që e ka bërë. Është kriminale, por unë do t’ua vërtetoj, po pyes ministren
Ndërhyn Ilirian Pendavinji
Ilirian Pendavinji: Duhet të thuash ku e ke marrë informacionin
Albana Vokshi: Po pyes ministren se ajo duhet ta kontrollojë. Në vend që t’i thuash ministres çfarë po bën më thua mua që mos fol. Hesht, mos u bëni mbrojtës të këtyre skandaleve kriminale dhe më lër të flas. Kjo që thashë është skandal nëse është e vërtetë. Ka edhe më shumë, por ju i fshini! Hesht pra!
Ilir Metaj: Kërko ndjesë
Albana Vokshi: Është turp të bëheni mbrojtës të këtij korrupsioni dhe abuzimi skandaloz. Unë them është ndërhyrë në sistem për të hequr datën e skandencës
Ilir Metaj: Mashtrove
Albana Vokshi: Nuk kam mashtruar! Ose nxirre përjashta, ose heqi të drejtën e fjalës. A jeni prindër
Ilir Metaj: Lëri etikën, por mos mashtro
Albana Vokshi: Do t’ua tregoj ndotjen akustike, prisni. Morën urdhrin për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen, s’duhet të ishte këtu. A keni ju rifutur në sistem një sasi prej 1137 flakonë duke hequr datën e skadencës? Po ça po flisni? A s’keni turp?! Ja ku e keni e ka thënë mjekja publikisht, e ka thënë mjekja që vdes pacienti nëse nuk merr kurën e duhur. Kush mban përgjegjësi?
Ilir Metaj: I keni dhënë provat se kush e mbjell vdekjen!
Vokshi: E mbani mend kryeministrin tuaj që bridhte në të gjithë Shqipërinë dhe thoshte që do të sigurojmë shëndetësinë falas. A keni rifutur një sasi mbi 1 mijë flakonë?
Ilir Metaj: Ti do mbash përgjegjësi se gjithmonë i hedh fjalët kështu.
Vokshi: Kur ta mbaroj unë e merr ti fjalën për procedurë. Është e turpshme!
Florenc Spaho: Si mund të thotë për doktoreshën mbjell vdekjen. Se ke punuar me doktoreshën, e ke kolege dhe nuk duhet që ta tolerosh.
Zheni Gjergji: *tregon telefonin, njerëzit janë duke e marrë në karrige kurën e tyre. Do të të përjashtoj nga seanca, se po thyen etikën. I the zonjës Vokshi “flasim bashkë”. Nuk keni turp që krahasoni shëndetin me një çokollatë.
Ilir Metaj: Vetëm kryetare Komisioni nuk je ti.
Zheni Gjergji: Se kush jam unë e dinë qytetarët. Nuk duhet fare të merresh me mua. Ky është turp!
Vokshi: Nuk kam mbaruar unë, nuk ndërhyn dot në pyetje, jo, jo! Zonjë kryetare ta mbaroj unë…Atëherë, jo nuk ndërhyn dot mes pyetjeve. Kur ti ke fjetur mbrëmë, kam marrë gjithë informacionin për të ardhur këtu. Mbajini shënim. Jam lodhur po, jam lodhur. Ua jap edhe juve. Boll ë, mos e zgjat! Atëherë zonja kryetare a mund të mbani shënime. Jo, jo! Të mbaroj unë me pyetjet pastaj. Kam 20 pyetje do t’i bëj, kur të mbaroj unë. Në informacion që kam keni donacion 180 tableta. Sot nuk ka kontratë ka mbaruar. Kjo është skandaloze nuk keni kontratë dhe nga brenda QSUT më thonë që as nuk kanë ndërmend të vijnë Zonja ministre mos ndërhyni. Nëse ndërhyni në sistem për të ndërruar datat e skadencës kjo është skandal, kushdo që e urdhëroi që unë kam informacion që e ka bërë ish-drejtoresha Albana Fico, duhet të mbajë përgjegjësi.