Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Debate te “Shëndetësia”/Skandali te Onkologjiku,Vokshi: Ministrja duhej të dorëhiqej

14:49 17/07/2024
Reading Time: 4 min lexim

Prezenca e ministres së Shëndetësisë, Albana Koçiu ka nxitur debate me deputetët e Partisë Demokratike në Komisionin e Shëndetësisë në Kuvendin e Shqipërisë. Ishte deputetja Albana Vokshi ajo që ka ironizuar ministren e Shëndetësisë, Albana Koçi, gjatë raportimit të saj në Komision për skandalin tek Onkologjiku. Ndër të tjera në fjalën e saj, Vokshi pyeti nëse është ndërhyrë në sistem me urdhër të ish-drejtoreshës së QSUT, Albana Fico, për të hequr skadencës së ilaçeve, më konkretisht të disa flakonëve.

“Uau, fjalimi ishte nuk di pse ankoheni nuk paska asnjë problem tek QSUT, tek Onkologjiku, fjalime patetike.Mendova se sot do të vinit me një ndjesë zonja ministre, më modeste, por të thoni që kemi reaguar dhe kemi marrë masa në mënyrë të menjëhershme, kur sot nuk ka barna nuk ka kura e ilaçe, nuk funksionojnë aparaturat, paraqiteni para Komisionit dhe në vend që të rreshtoni problematikat, thoni hajde na ndihmoni. Onkologjiku është vetëm maja e ajsbergut,”- tha deputetja demokratike, ndërkohë që kërkoi fjalën për t’i parashtruar 20 pyetje ministres që ishte pjesë në Komision. Por në fjalën e saj ndërhynë edhe deputetët e Partisë Socialiste, që shkaktuan debate të ashpra mes palëve.

DEBATI I PLOTË NË KOMISIONIN E SHËNDETËSISË:

Vokshi: Në informacion që kam keni donacion 180 tableta. Sot nuk ka kontratë ka mbaruar. Kjo është skandaloze nuk keni kontratë dhe nga brenda QSUT më thonë që as nuk kanë ndërmend të vijnë Zonja ministre mos ndërhyni. Nëse ndërhyni në sistem për të ndërruar datat e skadencës kjo është skandal, kushdo që e urdhëroi që unë kam informacion që e ka bërë ish-drejtoresha Albana Fico, duhet të mbajë përgjegjësi.

*deputeti Florenc Spaho kërkon fjalën

Zheni Gjergji: Të nxjerr jashtë

Vokshi: E morën urdhrin këta për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të jepte dorëheqjen jo të ishte këtu.

Florenc Spaho: Ça muhabeti po bën? Ku i ke prerë flokët? Ku i ke lyer? Ça i keni këto muhabete?

Albana Vokshi: A ka sasi të skaduara tani që ne flasim në QSUT? Cila farmaci e ka në ngarkim dhe a keni ndërhyrë ju në sistem për të hequr datën e skadencës që ka qenë 31 dhjetor i këtij medikamenti për ta rifutur prapë në sistem? Nëse ju ndërhyni në sistem për të hequr datat e skandencës, ky do të ishte një skandal dhe kushdo që e ka urdhëruar, në informacionin që unë kam e ka bërë ish-drejtoresha e QSUT, Albana Fico, e ka urdhëruar personalisht ajo vetë heqjen e datës së skadencës, duhet të shkojë para drejtësisë kushdo që e ka bërë. Është kriminale, por unë do t’ua vërtetoj, po pyes ministren

Ndërhyn Ilirian Pendavinji

Ilirian Pendavinji: Duhet të thuash ku e ke marrë informacionin

Albana Vokshi: Po pyes ministren se ajo duhet ta kontrollojë. Në vend që t’i thuash ministres çfarë po bën më thua mua që mos fol. Hesht, mos u bëni mbrojtës të këtyre skandaleve kriminale dhe më lër të flas.  Kjo që thashë është skandal nëse është e vërtetë. Ka edhe më shumë, por ju i fshini! Hesht pra!

Ilir Metaj: Kërko ndjesë

Albana Vokshi: Është turp të bëheni mbrojtës të këtij korrupsioni dhe abuzimi skandaloz. Unë them është ndërhyrë në sistem për të hequr datën e skandencës

Ilir Metaj: Mashtrove

Albana Vokshi: Nuk kam mashtruar! Ose nxirre përjashta, ose heqi të drejtën e fjalës. A jeni prindër

Ilir Metaj: Lëri etikën, por mos mashtro

Albana Vokshi: Do t’ua tregoj ndotjen akustike, prisni. Morën urdhrin për të bërë zhurmë. Ministrja duhet të kishte dhënë dorëheqjen, s’duhet të ishte këtu. A keni ju rifutur në sistem një sasi prej 1137 flakonë duke hequr datën e skadencës? Po ça po flisni? A s’keni turp?! Ja ku e keni e ka thënë mjekja publikisht, e ka thënë mjekja që vdes pacienti nëse nuk merr kurën e duhur. Kush mban përgjegjësi?

Ilir Metaj: I keni dhënë provat se kush e mbjell vdekjen!

Vokshi: E mbani mend kryeministrin tuaj që bridhte në të gjithë Shqipërinë dhe thoshte që do të sigurojmë shëndetësinë falas. A keni rifutur një sasi mbi 1 mijë flakonë?

Ilir Metaj: Ti do mbash përgjegjësi se gjithmonë i hedh fjalët kështu.

Vokshi: Kur ta mbaroj unë e merr ti fjalën për procedurë. Është e turpshme!

Florenc Spaho: Si mund të thotë për doktoreshën mbjell vdekjen. Se ke punuar me doktoreshën, e ke kolege dhe nuk duhet që ta tolerosh.

Zheni Gjergji: *tregon telefonin, njerëzit janë duke e marrë në karrige kurën e tyre. Do të të përjashtoj nga seanca, se po thyen etikën. I the zonjës Vokshi “flasim bashkë”. Nuk keni turp që krahasoni shëndetin me një çokollatë.

Ilir Metaj: Vetëm kryetare Komisioni nuk je ti.

Zheni Gjergji: Se kush jam unë e dinë qytetarët. Nuk duhet fare të merresh me mua. Ky është turp!

Vokshi: Nuk kam mbaruar unë, nuk ndërhyn dot në pyetje, jo, jo! Zonjë kryetare ta mbaroj unë…Atëherë, jo nuk ndërhyn dot mes pyetjeve. Kur ti ke fjetur mbrëmë, kam marrë gjithë informacionin për të ardhur këtu. Mbajini shënim. Jam lodhur po, jam lodhur. Ua jap edhe juve. Boll ë, mos e zgjat! Atëherë zonja kryetare a mund të mbani shënime. Jo, jo! Të mbaroj unë me pyetjet pastaj. Kam 20 pyetje do t’i bëj, kur të mbaroj unë. Në informacion që kam keni donacion 180 tableta. Sot nuk ka kontratë ka mbaruar. Kjo është skandaloze nuk keni kontratë dhe nga brenda QSUT më thonë që as nuk kanë ndërmend të vijnë Zonja ministre mos ndërhyni. Nëse ndërhyni në sistem për të ndërruar datat e skadencës kjo është skandal, kushdo që e urdhëroi që unë kam informacion që e ka bërë ish-drejtoresha Albana Fico, duhet të mbajë përgjegjësi.

Etiketa: Albana Vokshikomisioni i shendetesiseZheni Gjergji

Të tjera

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”
Kryesore

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Debati mbi investimin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner, në Shqipëri ka kaluar kufijtë e vendit dhe tashmë ka...

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën
Aktualitet

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Ish-deputeti socialist Petro Koçi ka shpërthyer me akuza të forta ndaj zëvendëskryeministres Belinda Balluku, pas ceremonisë së 35-vjetorit të themelimit...

19:08 10/06/2026
Para
Pasi nisi hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret gruan dhe xhaxhain e Aleks Nikës

Pasi nisi hetimet për 21 Janarin, SPAK thërret gruan dhe xhaxhain e Aleks Nikës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

Forbes ngre alarmin për projektin e Kushner: BE monitoron Zvërnecin, mesazh edhe për protestuesit “Mbro tokën”

19:21 10/06/2026
Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

Nuk u ftua në festën e PS-së, ish-deputeti Petro Koçi shpërthen ndaj Ballukut: Frymëzon protestat dhe ushqen Berishën

19:08 10/06/2026
U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

U protestua 2 vjet çdo ditë, por Vuçiç nuk dha dorëheqje/ A e dini pse dështuan 1 milion protestues në Serbi?

17:25 10/06/2026
Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

Oligarkë, nuk ju urren propaganda; Ju urren kujtesa e njerëzve!

11:00 10/06/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • English
    • Shqip

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.