Dasmat më të bujshme të politikanëve shqiptarë, ja si festuan Rama, Basha, Veliaj, Tabaku …
Të gjithë kanë interes për dasmat, e miqve familjarëve, personazheve publike dhe jo vetëm.
Nga lumturia e dasmve nuk përjashtohen as politikanët shqiptarë të cilët me miq e shokë kanë festuar lidhjen e kurorës me njeriun e zemrës. Disa kanë zgjedhur dasma tradicionale, disa janë kthyer pas në kohë me stilin e tyre, ndërsa të tjerë kanë thyer tabu, duke u paraqitur krejt ndryshe.
DASMAT MË TË BUJSHME TË POLITIKANËVE:
Fatos dhe Xhoana Nano


Dasma më e komentuar ndonjëherë në Shqipëri, ajo e Xhoana dhe Fatos Nanos u mbajt më 8-9 nëntor 2002, në Golem të Durrësit. Ndoshta dhe prej 21 viteve diferencë të çfiti… Megjithatë përtej paragjykimeve dhe fjalëve, nusja mori gjithë vëmendjen. Vetëm 29 vjeç, Xhoana po martohej me kryeministrin e vendit, por nuk ishte një nuse tradicionale. Ajo theu të gjithë tabutë duke veshur një fustan të gjatë të zi por edhe një ngjyrë pjepri. Megjithatë në ceremoninë kishtare “rezervoi” atë të bardhin, të cilin e ka ëndërr çdo vajzë. Më një model të thjeshtë flokësh duke i dhënë përparësi bizhuve, Xhoana u kthye në nusen me “in” të kohës, duke u kthyer edhe në frymëzim për të tjerat. Në vitet 2000, nuset përveç fustanit të bardhë, kishin edhe një me ngjyrë, për t’i ngjarë Xhoanës.
Edi Rama


Kryeministri Edi Rama lidhi kurorë me bashkëshorten e tij, Linda më 25 tetor 2010. Në sy të djalit dhe vajzës, Greg dhe Rea, çifti mblodhi bashkë miq e kolegë për të festuar lidhjen e kurorës. Linda, zgjodhi të mos e vishte fustanin e bardhë por qëndroi tek ngjyra e argjendë, ndërsa Rama u tha “jo” preferencave, duke qëndruar tek kostumi i zi klasik.
Lulzim Basha
Ndoshta nuk do ta njihni por fotoja e mëposhtme është shkëputur nga dasma e Lulzim Bashës. I martuar më Bashkinë që pas disa vitesh do ta drejtonte, Basha duket se ka sy vetëm për Aurelën. Sigurisht që nuk mund të mos bjerë në sy edhe detaji me shoqërueset e nuses, të cilat pozojnë për kamerën.

Saimir Tahiri
Nëse dasma e Saimir Tahirit do të përshkruhet me një fjalë, ajo do të ishte: popullore. Me Lindën në krah, Tahiri pret të gjithë kolegët e tij. Ndërsa tutje dallohet edhe një person i veshur me rroba tradicionale (sigurisht fustanella labe), që nderon miqtë. Pas dasmës janë publikuar edhe foto nga celebrimi në Bashki, i bërë nga kryebashkiaku i asokohe, Edi Rama.




Padyshim e komentuar, por po aq madhështore. Për kurorëzimin e tij me Ajola Xoxën në vitin 2014, Veliaj mori “hua” kalanë e Gjirokastrës. Brenda dasmës nuk u lejuan mediat por foto dhe pamje “rrodhën” në media për të bërë gurgulenë në vend. Pikëpyetje u ngritën lidhur me të ardhurat e dasmës, të cilave iu përgjigj se e kishte organizuar me kursimet e mamasë ndër vite.



Jorida Tabaku

Elisa Spiropali
E frymëzuar nga vitet ‘20, Elisa Spiropali u martua me Salarjon Totajn. Në një dasmë të vogël me jo më shumë se 100 të ftuar, Elisa lidhi kurorë me babain e dy fëmijëve të saj.



Olta Xhaçka
Të dy deputetë, Olta Xhaçka dhe Artan Gaci lidhën kurorë në vitin 2014 në kalanë e Petrelës. Të pranishëm kanë qënë edhe Kryeministri Edi Rama së bashku me bashkëshorten Linda, por nuk mungonin as ministra dhe deputetë. Megjithatë më shumë se nusja, vëmendjen tek dasma e çiftit e mori torta.


Në vitin 2014 ka lidhur kurorë edhe Erisa Xhixho me Enea Nuredinin pas 7 vitesh bashkë. Të dy kishin zgjedhur një dasmë të qetë, romantike buzë detit. Por ajo ditë ishte e veçantë dyfish për Xhixhon pasi para pak kohësh ishte emëruar zv.ministre e Intregrimit.


Klajda Gjosha
Nën tingujt e pianos dhe formulës së martesës lexuar nga e motra e saj, ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha vulosi me martesë dashurinë 15-vjeçare me Adrian Gjonin. Ceremonia u mbajt në Pezë, ku nusja me fustan të bardhë shkëlqente mes 350 të ftuarve.


Ministria e Arsimit Besa Shahini i ka dhënë fund beqarisë vitin e shkuar me deputetin nga Kosova, Dardan Molliqaj. E veshur me një fustan krem, Besa dhe Dardani bënë celebrimin në Prishtinë. Ndërsa “dasma” u kufizua vetëm në një natë jashtë me miqtë, ku nga Shqipëria si ‘delegat’ shkoi vetëm ministri Gent Cakaj.


Burimi/Dosja.alLexo më tej
“Më kërcënonin në shtëpi, më dërgonin njerëz”/ Vartësja dëshmon kundër Ballukut, SPAK: Në presione u përfshinë kabineti dhe “të fortët”
Detaje të rënda dalin nga dosja e SPAK ndaj Belinda Ballukut. Dëshmia e Mirzeta Kashnicës, punonjëse e Ministrisë…
U dënua për skemën e call-center-it, nëna me foshnjën 4-muajshe shkon në burg/ “Nuk kërkon pafajësi, por shtyrjen e dënimit”
Greta Gjoci (Pepa), një nga 16 personat e dënuar në dosjen e call-center-it të drejtuar nga Bruno Çobo,…
ATU dhe “monopoli i internetit të ngadaltë”/ Bashkim Ulaj, ura Berisha-Rama: Si u çanë autostradat me bekimin e qeverisë dhe u ngrit rrjeti që shqiptarët e paguajnë shtrenjtë
Shqiptarët paguajnë prej vitesh për një internet që, krahasuar me rajonin, mbetet problematik si në shpejtësi, ashtu edhe…
Uljan Shpataraku në gjykatë: Ergys Agasin e mora me autostop, më tha se quhej “Berti”
Është zbardhur vendimi i Gjykatës së Posaçme, e cila caktoi masën e sigurisë “Arrest në burg” për ish-drejtorin…