Deputeti i PD-së, Dashnor Sula, ka dalë në foltoren e Kuvendit me një fustan në dorë, duke ironizuar shpenzimet luksoze të bashkëshortes së Erion Veliajt.
Sipas tij, këto shpenzime tregojnë marrëzinë e mazhorancës dhe abuzimin me fondet publike.
“E keni për mburrje 500 euroshin, dolën dhe të mykura. Janë lotët e atyre nënave që drejtori i Policisë Bashkiake ju merrte perimet dhe i çonte te kompania e babait të tij. Mund t’i shpëtoni drejtësisë, por jo asaj të Zotit.
Ndaloni sepse lakuriq kemi ardhur në këtë botë, ashtu do të ikim. Ccdo gjë ka një masë. Marrëzia e mazhorancës nuk ka më kufi. E djathta ka vlerë fmailjen dhe pronën”, tha Sula.