Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Damian Gjiknuri justifikohet për skandalin te AKBN, nuk komenton shkeljet e mikut drejtor Klodian Gradeci

18:40 09/10/2020
Reading Time: 2 min lexim

Damian Gjiknuri ka reaguar pas zbulimit te skandalit me puset e naftës dhe zyrtarëve të arrestuar te AKBN, që në kohën kur ai ishte minstër i Energjisë dhe Industrisë.

Gjiknuri në reagimin e tij, shprehet se kishte autorizuar Albpetrolin për të mbyllur marrëveshjen me kompaninë Phoenix Petroleum pas falsifikimit të kontratave.

Ndërkohë, Gjiknuri nuk ndalet për asnjë moment të komentojë mikun e tij, ish-drejtorin Klodian Gradeci. Ky i fundit vetëm një ditë para arrestimeve, kishte udhëtuar drejt Turqisë, duke lënë të dyshohet se aksioni ishte dekonspiruar.

Gjiknuri merret vetëm me biznesmenët dhe kompaninë, por nuk komenton edhe shkeljen flagrante nga ish-drejtori i Hidrokarbureve, i njohur gjerësisht si mik i tij në Partinë Socialiste.

REAGIMI I PLOTË

Referuar informacioneve të raportuara në media për një çështje hetimi rreth aktivitetit të kompanisë Phoenix Petroleum, gjej rastin të sqaroj hapat e ndërmarra nga institucionet shtetërore.

Në Marsin e vitit 2017, në cilësinë e Ministrit të Energjisë dhe Industrisë kam autorizuar shoqërinë shtetërore Albpetrol Sh.a. për të njoftuar zyrtarisht mbylljen e marrëveshjes hidrokarbure “Për zhvillimin dhe prodhimin e hidrokarbureve në vendburimin e Amonicës”. Vendburimi i Amonicës është marrë fizikisht nën kontroll nga Albpetrol në datën 13 Mars 2017.

Gjithashtu është urdhëruar fillimi i procedurës për marrjen në dorëzim nga Albpetrol të vendburimeve të naftës nga kompania Phoenix Petroleum sh.a. Ky vendim erdhi si rezultat i mos përmbyshjes së detyrimeve kontraktuale nga kompania “Phoenix Petroleum sh.a” dhe ndalimin e punës në vendburimin e Amonicës që prej muajit Nëntor 2016.

Sakaq, me tu vënë në dijeni nga shoqëria amerikane “Black Sëan Energy” e cila pretendonte se disa fatura të paraqitura nga Phoenix ishin false, Ministria e Energjisë dhe Industrisë, në bashkëpunim me Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, Albpetrol dhe AKBN filluan shqyrtimin e rastit për konfirmimin e pretendimeve të shoqërisë amerikane. Fillimisht, shoqëria Phoenix Petroleum ka shprehur pretendimin e saj që kemi të bëjmë me një shpifje të shoqërisë amerikane dhe se kjo kompani do të provonte të kundërtën.

Në kushtet kur Phoenix Petroleum dështoi të provonte se faturat ishin të rregullta, kompania Albpetrol Sh.a. me shkresën nr. 2177, datë 29.03.2017 dërguar në Ministrinë e Energjisë dhe Industrisë, Agjencinë Kombëtare të Burimeve Natyrore dhe Drejtorinë Rajonale të Tatimeve, informonte mbi disa çështje të konstatuara në marrëdhënien me kompaninë Phoenix Petroleum Sh.a. dhe konkretisht me faktin e konstatuar nga ana e Albpetrol Sh.a. për falsifikim të faturave të shërbimeve të paguara për kompaninë Black Sëan Energy Services nga ana e kompanisë Phoenix.

Në shkresën nr. 2355, datë 21.04.2017, Ministria e Energjisë dhe Industrisë i ka kthyer përgjigje Albpetrolit duke kërkuar të veprojë në përputhje me legjislacionin në fuqi për këtë konstatim duke autorizuar më tej kallëzimin në organet e drejtësisë. Këtij kallëzimi i është bashkëngjitur edhe referimi në prokurori i Drejtorisë të Përgjithshme të Tatimeve pas materialit të dorëzuar nga Hetimit Tatimor.

Nga ai moment çështja ka kaluar në duart e organeve të drejtësisë të cilave të gjitha institucionet shtetërore i kanë vënë në dispozicion të plotë të gjithë dokumentacionin dhe gjetjet e konstatuara nga auditimet e Albpetrol dhe Drejtorisë Rajonale të Tatimeve.

Etiketa: akbngjiknuri

Të tjera

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat
Aktualitet

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh nga zhdukja, është gjetur trupi i pajetë i Jurgen Karajt, 30 vjeç, nga fshati Fullqet i Klosit....

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra
Aktualitet

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Gjykata Kushtetuese ka lënë në fuqi pezullimin e zv.kryeministres dhe ministres së Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku. Pas rreth 10...

22:19 06/02/2026
Para

Fatos Nano kandidon për deputet në PS? Rama jep përgjigjen

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

Pas 29 ditësh kërkime, gjendet trupi i Jurgen Karajt në lumin Mat

12:12 07/02/2026
Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

Kushtetuesja vendos: Belinda Balluku, e pezulluar nga detyra

22:19 06/02/2026
“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

“Vdis sot, se do ringjallesh nesër” Skandal tronditës në shkollë 9 vjeçare, mësuesi predikonte Jehovain në klasë, prindërit në alarm

19:12 06/02/2026
Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

Kush ia pagoi avionin Ramës për në Izrael? Tomorri: Jemi në kushtet e veprës penale

13:58 06/02/2026
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.