Një 30-vjeçar është rrezuar nga teleferiku, në qendrën e skijimit në Brezovicë.
Ai u transferua menjëherë në spitalin e Ferizajt.
Sipas mediave kosovare, i riu ka marrë disa dëmtime në kokë.
Për fat të mirë ai është jashtë rrezikut për jetën.
Lajmi është konfirmuar edhe nga zëdhënëi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.
“Një person është lënduar te teleferiku. Është në autoambulancë. Gjallë është. Ka marrë disa lëndime në kokë. Bëhet fjalë për një 30-vjeçar”, ka deklaruar zëdhënësi i policisë së Ferizajt, Agim Gashi.
https://www.youtube.com/watch?v=GGJbGS41LM0&feature=emb_title