Ç’po ndodh në Për’puthen? Pas Fationi, largohet edhe Ledjana!

Google+ Pinterest LinkedIn Tumblr +

Mbrëmjen e djeshme në spektaklin ‘Për’puthen Prime” pati një debat të ashpër mes Bora Zemaanit dhe njërës prej konkurrenteve, Ledjanës. Kjo e fundit u shpreh se produksioni ja kishte punuar pas krahëve, sepse kishin xhiruar edhe pasi ishin fikur kamerat.

“Unë s’dua të dal përqafimi im në kamera. Ju thoni që u mbyll, thikë pas shpine. Ishte pabesi, sepse më thanë që u mbyll takimi”, u shpreh Ledjana në emision.

Mirëpo këto fjalë të saj sollën një reagim të ashpër nga ana e Borës. Ajo i kërkoi Ledjanës të linte menjëherë programin nëse mendonte se produksioni ja kishte punuar pas shpine.

Ledjana zgjodhi të qëndronte duke thënë se do përshtatej, teksa një vendim të papritur ka marrë ditën e sotme.

Gjatë episodit të kësaj të hëne, Ledjana tha se do të shkëputet nga emisioni pasi dëshiron të marrë një pauzë e të kuptojë se çfarë ka ndodhur.

Sakaq, edhe Fationi ka lajmëruar krejt papritur largimin nga emisioni. Me anë të një postimi në Instagram ai ka bërë me dije se nuk do jetë më pjesë e formatit, nisur nga intrigat, mashtrimet apo dyfytyrësia e konkurentëve të tjerë, ndërsa ai vetë nuk del dot nga vetja.

Ai shprehet se atij vetë nuk i pëlqen më emisioni në këto puntata të fundit dhe drejton shumë akuza ndaj vajzave dhe djemve të tjerë. Megjjthatë ai i drejtohet me respekt autores, opinistit Arjan Konomi dhe Bora Zemanit dhe e mbyll me shprehjen e famshem: “Ashtu e ndjeva, ashtu e bëra”./Gazetareforma.com/

Shpërndaje
Share.

Komento