Skip to content
Kosovë

COVID-19/ Ulet ndjeshëm numri i rasteve të reja dhe fataliteteve në Kosovë

· 2 min lexim

Instituti i Shëndetit Publik në Kosovë, ka publikuar të dhënat e fundit në lidhje me pandeminë e COVID-19. Nga 2.319 testime të kryera në të gjithë territorin e vendit, kanë rezultuar pozitivë me koronavirus 48 qytetarë. Fatkeqësisht në 24 orët e fundit kanë humbur jetën 6 qytetarë. Në total numri i rasteve aktive është 8.903. Lajm i mirë është se betejën me virusin e rrezikshëm e kanë fituar 903 qytetarë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347. Ministria e Shëndetësisë iu ka bërë apel  qytetarëve që të mbajnë maskë, respektojnë distancën dhe të mbajnë higjienën.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

20 Shtator 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 9.146 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.176.154 doza të vaksinës.

Deri më sot 441.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 2.319 testime, 48 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 6 raste të vdekjes.

Sot janë shëruar 903 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 147.347.

Në total numri i rasteve aktive është 8.903.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!