Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

‘Covid-19 po del jashtë kontrollit në Tiranë’/ DW: Paralajmërohet karantina e pjesshme, ja nga vjen rreziku

14:40 07/11/2020
Reading Time: 3 min lexim

Mediat gjermane i kanë dhënë vëmendje përhapjes me shpejtësi të koronavirusit në Shqipëri, ku sipas tyre disa zona po kthehen në “të kuqe”.

Sipas medias prestigjioze “Deuste Wele”, autoritetet shqiptare janë duke marrë masa dhe duke menduar për një karantinë të pjesshme, sidomos në Tiranë dhe Durrës, ku fluksi i lëvizjeve është më i madh dhe po ashtu dhe rreziku nga infektimet.

Sipas mediave gjermane, rreziku kryesor vjen nga frekuentimi ma masa mbrojtëse dhe pa kujdes i bareve dhe restoranteve, të cilët nuk zbatojnë si duhet masat e higjienizimit.

Rriten me 14 përqind në ditë rastet e reja me Corona në Shqipëri. Autoritetet paralajmërojnë selektimin e pacientëve në strukturat hospitalore në rast të mospërballimit të numrit të tyre.

Të premten (06.05) Tirana është cilësuar nga ekspertët anti-Covid-19 si “zonë e kuqe”. Ky cilësim, që shpreh gjendjen e rrezikut të lartë, ka ardhur nga rritja e rasteve të reja ditore me 14 përqind të premten në krahasim me një ditë më parë. Kapacitetet spitalore për të pritur shtrimet e reja ditore në spitalet anti-covid të kryeqytetit janë tanimë të tejmbushura.

Autoritetet e Shëndetësisë paralajmërojnë se me këto ritme në Tiranë pandemia është duke dalë jashtë kontrollit. Sipas tyre në kryeqytet ka 175 vatra të infeksionit, shifër kjo e lartë për popullsinë prej afër 900 mijë banorësh të Tiranës me një numër total të infektuarish prej 5135.

Pas Tiranës vijnë me shifra të larta edhe Durrësi, Fieri, Korça, Shkodra dhe Elbasani. Sipas Institutit të Shëndetit Publik, në Shqipëri infeksioni me virusin Covid-19 po rritet në 33 rajone, që përbëjnë 51% të territorit të gjithë vendit. Vetëm në 24 orët e fundit grafiku i infeksionit u rrit me shifrën rekord të 489 rasteve të reja në ditë dhe numri i viktimave arriti në 549 vetë.

Masat nuk respektohen

Sipas ekspertëve të Institutit të Shëndetit Publik rritja shqetësuese e rasteve të reja në 24 orët e fundit është pasojë e lehtësimit të masave në fillim të vjeshtës dhe mosrespektimi të tyre, kur ato u ashpërsuan, kryesisht i mbajtjes së detyruar të maskës. Vendimi i qeverisë Rama për gjobitjen me 20 Euro të ꞔdo individi që nuk respekton këtë vendim nuk ka dhënë rezultatet e pritshme.

Rinia rezulton të jetë grupmosha më e prekur nga rritja ditore e rasteve të reja me Covid-19. Burime zyrtare nga Qendra e Urgjencës Kombëtare thanë për DW se në 24 orët e fundit janë regjistruar 3 mijë thirrje telefonike të qytetarëve që kërkojnë ndihmë mjekësore pas simptomave të prekjes nga virusi, shifër, që është rreth 2,5 herë më e lartë se ajo e dy javëve më parë kur thirrjet telefonike ditore arrinin në 1300.

Në kushtet e grafikut në rritje të infeksionit ekspertët anti-Covid në strukturat publike paralajmërojnë karantina të pjesshme në rajonet më shifra më të larta, në krye të të cilave qëndron Tirana. Kjo masë sugjerohet të merret sa më parë pasi shtimi progresiv i rasteve të reja, që kërkojnë trajtim hospitalor, rrezikon kolapsin e spitaleve publike anti-Covid.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, në thirrjen e radhës për zbatim rigoroz të masave mbrojtëse, bëri me dije se shtimi i rasteve të infektuara, që kërkojnë trajtim hospitalor sjell një situatë, ku ekipeve mjekësore do t’iu duhet të vendosin se kujt t’i ofrojnë oksigjen e terapi dhe kujt jo

Opozita: Për Tiranën të ndiqet modeli gjerman

Opozita jashtë parlamentare e kryesuar nga Partia Demokratike,(PD) i konsideron të pamjaftueshme dhe jo efikase masat e deritanishme të qeverisë Rama për të përballuar shtimin e rasteve të infektimeve me Covid-19, të paralajmëruara me ftohjen e motit.

Ajo i sugjeron qeverisë Rama që për Tiranën të ndjekë modelin gjerman të mbylljes së pjesshme. Ekspertët e saj sugjerojnë gjithashtu alokim të menjëhershëm të një buxheti emergjence prej 30 milionë Eurosh për të blerë medikamentet anti-Covid që mungojnë, sipas pozitës, në spitale.

Ata sugjerojnë që qeveria të marrë masa urgjente për të hequr nga qytetarët barrën financiare të kryerjes së tamponit në struktura private, me një kosto prej 100 eurosh, pasi strukturat publike nuk përballojnë dot fluksin e përditshëm të kërkesave.

Mundësia e kolapsit të tre spitaleve anti Covid-19 në Tiranë prej shtimit të rasteve, që kërkojnë trajtim hospitalor dhe e selektimi të pacientëve për t’u kuruar ose jo është një zile e fortë alarmi në kuadër të së drejtës themelore të jetës. Opozita ka sugjeruar hapjen e spitaleve rajonale anti-Covid që të lehtësohen kapacitetet e 3 spitaleve në Tiranë dhe të mos vijë puna tek selektimi pacientëve për të marrë ose jo oksigjenin dhe kurat e shërimit pas infektimit.

/Burimi: DW/ GazetaReforma.com/

Etiketa: covid 19karantinakontrollTirane

Të lidhura

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë
Aktualitet

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Në Tiranë vazhdon numërimi i votave preferenciale për kandidatët, ku deri tani janë numëruar 311 nga 1282 kuti votimi, sipas...

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend
Aktualitet

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Në Qarkun e Dibrës, Partia Demokratike nuk ka arritur të sigurojë asnjë mandat nga lista e hapur, ndërkohë që do...

09:53 14/05/2025
Para

Numri i të infektuarve me Covid-19 po rritet, fundjava sjell fluks qytetarësh në Morinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

Numërimi i votave për kandidatët në Tiranë

10:14 14/05/2025
Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

Kandidatë që do të përfaqësojnë Qarkun e Dibrës, Shkodrës dhe Elbasanit në Kuvend

09:53 14/05/2025
Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

Tërmet i fortë godet Greqinë, paralajmërim për cunami

09:23 14/05/2025
Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

Aksident dhe sherr me leva hekuri pranë “Pallatit me Shigjeta”

09:03 14/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.