Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, ja si paraqitet bilanci i rasteve dhe viktimave

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka publikuar të dhënat zyrtate të Covid-19 në vend përgjatë 24 orëve të fundit.

Sipas të dhënave zyrtare është shënuar një rast vdekje nga Covid-19 përgjatë 24 orëve të fundit.

Ndërsa për sa i përket rasteve të reja të shënuara nga Covid-19, nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19, ndërsa prej fillimit të vaksinimit janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës.

Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Për sa i përket numrit të të shëruarëve sot janë 26 qytetarë që e kanë kaluar fazën e Covid-19, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve në Kosovë  është 157.631.

Në total numri i rasteve aktive është 380.

Ministria e Shëndetësisë njofton:

19 Nëntor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 1.748 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.602.881 doza të vaksinës.

Deri më sot 754.429 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Nga 1.324 testime, 7 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 26 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.631.

Në total numri i rasteve aktive është 380.