Skip to content
Rajoni & Bota

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave në 24 orët e fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka përditësuar të dhënat e situatës së Covid-19 në vend në 24 orët e fundit. Bëhet me dije se në 24 orët e fundit në Kosovë nga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë. Sot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170. Deri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19. Gjithashtu gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

24 Janar 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
ℹNë 24 orët e fundit janë dhënë 1.861 doza të vaksinës kundër COVID-19.
ℹPrej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.747841 doza të vaksinës.
ℹDeri më sot 801.524 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
ℹDeri më sot janë dhënë 44.143 doza përforëcuese dhe 12.200 doza të treta të vaksines kundër COVID-19.
ℹNga 8.416 testime, 2.243 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
ℹGjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 2 raste të vdekjes.
ℹSot janë shëruar 465 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 161.170.
ℹNë total numri i rasteve aktive është 19.519.
➡
Mbani maskat!
Respektoni distancën!
Mbani higjienën!