Skip to content
Kosovë

Covid-19 në Kosovë, bilanci i rasteve dhe viktimave gjatë 24 orëve të fundit

· 2 min lexim

Ministria e Shëndetësisë së Kosovës bën të ditur situatën e Covid-19 në vend përgjatë 24 orëve, nëpërmjet rasteve dhe viktimave.  Njoftohet së është shunuar 1 humbje jete ndërsa për sa I ëprket infektimeve të reja me Covid-19, nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv.

Theksojmë se në total numri I rasteve active me Covid-19 në Kosovë është 2.058.

Ndërkohë që sot janë shëruar 403 eprsona duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruarve në 221.022.  Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.812.571 doza të vaksinës.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë së Kosovës:

27 Shkurt 2022: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Në 24 orët e fundit janë dhënë 329 doza të vaksinës kundër COVID-19.

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë

1.812.571 doza të vaksinës.

Deri më sot 815.710 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.

Deri më sot janë dhënë 97.340 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksines kundër COVID-19.

Nga 1.699 testime, 81 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, është shënuar 1 rast i vdekjes.

Sot janë shëruar 403 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 221.022.

Në total numri i rasteve aktive është 2.058.

Të dhënat e detajuara mund të i gjeni në linkun:

https://datastudio.google.com/…/2e546d77…/page/MT0qB

Mbani maskat!

Respektoni distancën!

Mbani higjienën!