Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Coronavirusi godet Shqipërinë, por politikanët tanë nuk shqetësohen, vazhdojnë ‘avazin’!

19:45 10/03/2020
Reading Time: 4 min lexim

Prej dy ditësh Coronavirusi ka goditur edhe vendin tonë, ku deri tani ka infektuar 10 persona.

Në këto kushte është shumë e rëndësishme që politika të qëndrojë e bashkuar e të lërë pas propagandën sepse ndër të tjerë rrit panikun në radhët e shoqërisë.

Këtë thirrje bëri pasditen e sotme edhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë, e cila me anë të një statusi në Facebook shkruan se është koha për veprime të qeta dhe praktike nga publiku.

Madje, në këtë status Ambasada mbështeste vendimin e Metës, Ramës dhe Bashës për bashkëpunim.

Mirëpo, prej disa orësh të gjitha mediat janë pushtuar nga artikuj për ‘përplasjen’ Basha-Rama.

Gjithçka nisi nga një deklaratë e kryedemokratit, i cili pak minuta para nisjes së mbledhjes së kabinetit qeveritar, deklaroi se të gjitha maskat në vendin tonë janë të skaduara.

Fillimisht, kësaj akuze kreu i qeverisë iu përgjigj me një status në Twitter, ku tha se maskat e dëmshme në Shqipëri janë ato që kërkojnë pushtet e rrëmujë, edhe kur vendi kërcënohet nga viruset.

Por, nuk e la me kaq, pasi në mbledhje Rama iu rikthye sërish deklaratës së Bashës, duke thënë se maskat kanë ardhur si dhuratë nga Kanadaja për një shoqatë bamirëse dhe i janë shpërndarë stafit mjekësor për t’u mbrojtur.

Madje, për të vërtetuar se maskat nuk janë të skaduara Rama vendosi vetë një maskë para kamerave, teksa theksoi se maskat në fjalë nuk funksionojnë në salla kirurgjikale, por se janë shumë të efektshme për situata të tjera.

Më tej, ai i kërkoi opozitës të heshtë dhe t’i ruajë akuzat pasi të mbarojë epidemia e Coronavirusit, teksa tha se Basha ka rastin të duket si ai për një periudhë të shkurtër kohe duke i kërkuar të ndalojë daljet.

“Harrojeni këtë histori! Merruni kur të mbarojë epidemia me prokurorira, e me akuza, e me sulme e me helme, por jo tani. Mos na fusni në këtë të gjithëve. Mos na bëni të dukemi të gjithë njësoj. Keni rastin të dukeni si ne. Ti Lulzim ke rastin të dukesh si unë për një periudhë të shkurtër kohe, nuk të del keq më beso dhe boll dole atje, duke vazhduar t’i biesh fyellit në po atë vrimë ku vetëm zvogëlohesh. Sepse kjo është luftë nuk është lojë”, tha Rama

Por, nga ana tjetër as Basha nuk mund ta linte me kaq këtë debat!

Në një tjetër postim në Twitter, teksa shkruan se Rama e pranoi të vërtetën për maskat, Basha i kërkon të mbledhë mendjen e të sigurojë jetën e qytetarëve, teksa shkruante se nuk jemi në luftë por në situatë emergjence që kërkon përgjegjshmëri.

“Më në fund e pranoi të vërtetën. Maskat janë të skaduara. Si të tilla ato nuk mund të jenë masë mbrojtëse për personelin mjekësor. Edi Rama mblidh mendjen dhe siguro jetën e qytetarëve! Lëri lojërat e fjalëve dhe fokusohu tek problemi kryesor që kanë sot shqiptarët. Nuk jemi në luftë, jemi në situatë emergjence që kërkon seriozitet dhe përgjegjshmëri. Dhe jo shfaqje me maska të skaduara mbi fytyra të skaduara”, shkruan Basha.

Por, prisni se ka akoma…

Nga foltorja e dytë e tij, Twitter, Rama kundërshtoi sërish kreun e opozitës, duke mos i kursyer ironitë teksa shkruan se nuk ishte koha për politikë, por ora për t’i shërbyer popullit.

“Nëse ty s’të duket luftë kjo e njeriut me virusin e panjohur, quaje gjendje e jashtëzakonshme a si të duash! Po vare të paktën atë fyell në mur e kurseja Shqipërisë avazin politik, se s’është koha për politikë kjo, po ora për t’i shërbyer popullit me forcën e shembullit njerëzor! ndërroje maskën dhe orën, se kjo është një orë e rëndë për Shqipërinë dhe nuk je as ti, as partia jote halli i këtij populli sot, e s’ta ka borxh askush të të shpjegojë tre herë në ditë që s’është gabim, po është faj në mos krim të nxisësh panik me të pavërteta!”, shkruan Rama.

Ping-Pongu vazhdon...

Lulzim Basha ka vijuar replikën dhe me anë të një tjetër postim në Twitter, ku i bën ‘tag’ edhe kryeministrit, thotë se shëndetësia, përgatitja e qeverisë për Coronavirusin dhe vetë qeveria është rrumpallë.

“Kur gishti tregon hënën, i marri tregon gishtin. @ediramaal ministria jote e Shëndetësisë është rrumpallë, përgatitja e qeverisë tënde për koronavirusin rrumpallë, qeveria jote rrumpallë. Mblidh veten. Boll duke u ankuar dhe duke fajësuar të tjerët për dështimet e tua. MERR MASA të mbrosh mjekët dhe infermierët. Lëri batutat bajate, shtroju punës për të mbrojtur shëndetin e njerëzve! Ke zgjedhur ditën e gabuar të sulmosh opozitën. Bëhu burrë dhe prano përgjegjësitë e tua! Gjendja është shumë serioze! Boll u solle si kloun, nuk është koha për të qeshur me ty”, shkruan Basha.

Deri tani ‘loja’ është barazim 3-3 dhe ne shpresojmë që politikanët tanë të lënë propagandën dhe politikën për një moment tjetër, sepse vendi ynë ka nevojë për bashkëpunim dhe jo ‘show’!

Të lidhura

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë
Aktualitet

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

Në shkollën “Kushtrimi i Lirisë” në Tiranë, një 100-vjeçar ka ushtruar të drejtën e votës, duke u kthyer ndoshta në...

09:19 11/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin
Aktualitet

Incident në Rrëshen, arrestohet bashkëshorti i deputetes

Në Rrëshen është arrestuar Ladi Nnoja, bashkëshorti i kandidates së Partisë Demokratike, Elda Hoti, pas një incidenti të ndodhur mbrëmjen...

09:06 11/05/2025
Para

Debati Basha-Rama, a janë të skaduara maskat? Publikohet videoja

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

“Kam votuar që në vitin 1946”/ 100-vjeçari hedh votën në Tiranë

09:19 11/05/2025
Ndodh në Vaun e Dejës, 24-vjeçarja dhunon bashkëshortin

Incident në Rrëshen, arrestohet bashkëshorti i deputetes

09:06 11/05/2025
Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

Tri mënyra për të kontrolluar emrin në listen e zgjedhësve

08:57 11/05/2025
Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

Zgjedhjet e 11 majit/ Ja fletët e votimit sipas qarqeve

08:49 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.