Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çmimet e shtëpive në Tiranë, stratosferike! Shqipëria, e treta në Europë për shtrenjtësinë e metrave katrorë

10:40 30/09/2020
Reading Time: 4 min lexim

Përgjatë dy viteve të fundit Shqipëria ka njohur një “bum” të vërtetë në sektorin e ndërtimit, ku në disa prej qyteteve më të rëndësishme të vendit niveli i ndërtimit ka kaluar të gjithë vitet e tjera.

Në krye të listës është Tirana ku në dy vitet e fundit (2019-2020) sipërfaqet e betonizuara dhe që janë dhënë për ndërtim kanë qenë në nivelet më të larta historike që nga fillimi i viteve ’90.

Por paralel me nivelin e lartë të ndërtimit kanë ecur edhe çmimet, të cilat paradoksalisht me gjithë tejngopjen e tregut me ndërtime, janë rritur si asnjëherë më parë.

Fakti tregon se të blesh sot një pronë në Shqipëri dhe sidomos në Tiranë, kërkon investimin e gjithë jetës për një familje mesatare.

Por kjo gjë është bërë edhe më e vështirë për vitin 2020 sipas të dhënave më të fundit.

Sipas këtyre të dhënave, Shqipëria renditet e treta më e shtrenjtë në Europë, pas Serbisë dhe Republikës Çeke në Indeksin e Çmimit të Pasurive të Paluajtshme për vitin 2020, raporton sot “Monitor.al”.

Të dhënat janë publikuar nga “Numbeo”, i cili është portali më i madh i të dhënave mbi kostot dhe cilësinë e jetesës.

Klasifikimi i të dhënave

Treguesi kryesor është raporti i çmimit të shtëpive me të ardhurat e individëve, i cili bën matjen e përballueshmërisë së blerjes së një apartamenti dhe shprehet në vite të ardhurash.

Indeksi merr për bazë të ardhurat neto të disponueshme të një familje, çmimin mesatar të një metri katror të qendrës dhe periferisë, si dhe koston e një kredie për 20 vjet.

Sa më i ulët të jetë ky raport, aq më të lehtë e kanë individët e një shteti për të blerë një shtëpi. Zakonisht kjo matet si një raport i çmimeve mesatare të apartamenteve me mesataren e të ardhurave të disponueshme të familjeve.

Shqipëria renditet e treta nga vendet më të papërballueshme të Europës, me një indeks prej 14.8, çka nënkupton që një familjeje i duhen gati 15 vjet të ardhura për të blerë një shtëpi.

Serbia e ka këtë indeks 17.9 vite dhe Republika Çeke 16.4 vite.

Dy vite më parë, në 2018-n, Shqipëria renditej e 6 në Europë si më e shtrenjta, ndërsa kapërceu shpejt në vend të tretë. Edhe në krahasim me një vit më parë, raporti çmim/të ardhura ka shënuar rritje, duke e bërë kështu blerjen për 2020 më pak të përballueshme.

Krahasuar me vendet e rajonit, pas tyre renditet Mali i Zi (13.8), ndjekur nga Maqedonia e Veriut (12.4), Bosnjë dhe Hercegovina (12.1).

Me sa duket, Kosova është më e lira në Ballkanin Perëndimor për të blerë një shtëpi, ku raporti çmim/të ardhura të disponueshme është 11.

Në vlerë absolute, çmimet e apartamenteve në Itali mund të jenë më të shtrenjta se Shqipëria, por familjeve që banojnë në shtetin përtej Adriatikut, u duhen më pak vite të ardhura se atyre shqiptare për të blerë një shtëpi, konkretisht më pak se 10.

Edhe në Francë, në krahasim relativ me të ardhurat, çmimet janë më të larta sesa në Shqipëri (14). Në të gjithë Europën, shtëpitë janë më të përballueshme në Austri (10.8), Spanjë (9.5), Gjermani (9.3), Suedi (8.9), Norvegji (8.7).

 Apartamentet në kryeqytet kanë arritur 4 mijë euro për metër katror

Sipas informacioneve të marra nga agjencitë imobiliare, në kryeqytetin shqiptar, çmimet e apartamenteve variojnë nga 600 në 4 mijë euro për metër katror. Më i shtrenjti në rajon është Beogradi, me apartamente që arrijnë deri në 5500 Euro/metri katror, për apartamente të cilësisë së lartë, kryesisht shumë pak në numër dhe në projekte me zhvillues të huaj.

Sipas ekspertëve të tregut imobiljar, çmimet në Shqipëri janë të ulëta vetëm në zonat periferike të qyteteve kryesore, ku ka mungesë të theksuar infrastrukture publike dhe akses të vështirë të transportit publik.

Ndërsa çmimet më të larta në godinat në qendër të kryeqytetit, janë të krahasueshme me vende si Beogradi e Lubjana, që përfaqësojnë ekonomi shumë herë më të zhvilluara se ajo shqiptare dhe të ardhura shumë më të larta për frymë.

Për të theksuar është fakti se, çmimet e larta në kryeqytetet e Ballkanit arrihen për projekte të veçanta dhe te pakta, të cilat ofrojnë shumë hapësira të tjera të përbashkëta në të mirë të komunitetit dhe administrim profesional të godinës dhe janë kryesisht të zhvilluara nga zhvillues të huaj rezidencialë me shumë eksperience në ndërtimin dhe administrimin e këtyre pronave.

Sipas “Numbeo”, për Tiranën, indeksi i përballueshmërisë është 17.1, duke e bërë kryeqytetin shqiptar më të shtrenjtë në raport me të ardhurat, sesa qytete të tilla si Roma (16.5), Firence (14.8), Stokholmi (14.7), Vjena (13.7), Barcelona (13.2), Lubjana (13.2), Shkupi (13.5).

Shqiptarët mund të kursejnë vetëm 2000 euro në vit

Një familje shqiptare mund të kursejë mesatarisht vetëm 2000 euro në vit (në rastin më të mirë), por çmimet e apartamenteve në kryeqytet shpesh herë kalojnë këtë çmim për metër në katror.

Në ndërtimet që pritet të përfundojnë në vazhdim, çmimet arrijnë deri në 4000 euro për metër në katror, ndërsa brenda Unazës së Tiranës, nuk mund të gjesh apartament më të lirë se 1200 euro për metër në katror, madje edhe në ndërtimet ekzistuese.

Një familje me të ardhura mesatare në Shqipëri, nuk mund të kursejë më shumë se 2000 euro në vit. Sipas Anketës së të Ardhurave dhe Nivelit të Jetesës në Shqipëri, të ardhurat mesatare mujore për individ në Shqipëri në vitin 2018 ishin 26,144 lekë.

Një familje shqiptare përbëhet mesatarisht nga 3.7 anëtarë, çka do të thotë se, të ardhurat mesatare mujore për një familje janë 96,736 lekë.

Kurse shpenzimet mujore të një familje në vend, ku përfshihen shpenzimet për ushqim, veshmbathje, arsim, argëtim, banesë dhe shëndet, janë 75,935 lekë sipas Anketës së Buxhetit të Familjeve.

/Burimi: Monitor.al/Përshtati: GazetaReforma.com/

 

Etiketa: apartamenteçmimenivelTirane

Të lidhura

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit
Aktualitet

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

Në Vlorë ka ndodhur një ngjarje e rëndë familjare, ku vajza 43-vjeçare ka plagosur me thikë babanë e saj gjatë...

12:43 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt
Kryesore

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Në Tiranë kanë mbetur për t’u numëruar më pak se 8 mijë vota të Diasporës, ndërsa një mandat parlamentar vijon...

12:14 15/05/2025
Para

Ngjarje e rëndë në ‘Rrugën e Arbërit’, drejtuesi i vinçit bie në humnerë dhe humb jetën (EMRI)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

E rëndë në Vlorë! Vajza qëllon me thikë babain pas sherrit

12:43 15/05/2025
Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

Arrestohet ish-komandanti serb i policisë në Kosovë, çfarë dyshohet

12:19 15/05/2025
Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

Sa vota i duhen PD-së për t’i marrë mandatin Agron Shehajt

12:14 15/05/2025
Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

Dështon përpjekja e 16-të për konstituimin e Kuvendit të Kosovës

11:51 15/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.