Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Gazeta Reforma
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English
Nuk ka rezultat
View All Result
Gazeta Reforma

Çmimet e apartamenteve në Tiranë pritet të rriten me 15% në 2025

11:29 18/01/2025
Reading Time: 2 min lexim

Çmimet e apartamenteve në Tiranë pritet të rriten gjatë vitit 2025, për shkak të faktorëve si rritja e kostove të ndërtimit, pagat e punëtorëve, çmimet e materialeve ndërtimore dhe taksat për ndikimin në infrastrukturë. Këta faktorë janë të rëndësishëm për ndikimin e vazhdueshëm të çmimeve në tregun e pasurive të paluajtshme në kryeqytet.

Kryetari i Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, Erjon Harizi, thotë se në kryeqytet, zonat ku do të ketë rritje të çmimeve do të jenë ato afër qendrës.

“Në disa zona si brenda Unazës së Vogël, Bulevardi i Ri, dhe ish-fusha e Aviacionit, çmimet kanë tendencë për rritje gjatë vitit 2025”, thotë z. Harizi.

Kërkesa për blerje pronash mbetet e ulët në Tiranë për shkak të çmimeve të larta dhe emigrimit, sidomos të të rinjve. Ndërtuesit presin që ky trend të vazhdojë, duke u orientuar disa grupe të popullsisë drejt mundësive me qira afatgjatë. Po ashtu, kërkesa për prona nga burime të padeklaruara financiare pritet të bjerë pas hetimeve të fundit që lidhen me aktivitete kriminale dhe politikën.

Për Kryetarin e Shoqatës së Ndërtuesve të Shqipërisë, faktorët kryesorë që do të ndikojnë në shtrenjtimin e çmimeve mbeten rritja e kostos nga pagat e punëtorëve, shtrenjtimi i materialeve të ndërtimit dhe kostoja nga rritja e taksës së ndikimit në infrastrukturë.

“Kostot e ndërtimit pritet të rriten gjatë vitit 2025, ku ndoshta zërin kryesor e zë fuqia punëtore. Sektori ballafaqohet gjithashtu me mungesë fuqie punëtore. Edhe cilësia e ndërtimit është në rritje, pasi ndërtuesit përdorin materiale më cilësore.

Shtim të kostove ka edhe nga rritja e detyrimit nga taksa e ndikimit në infrastrukturë dhe taksës së strehimit që erdhi pas ndryshimit të çmimeve të referencës”, pohon ai.

Rritja e taksave, si ajo për ndikimin në infrastrukturë, ka shtuar presionin mbi çmimet e apartamenteve në Tiranë. Taksa e tillë llogaritet mbi çmimet e referencës, të cilat janë rritur deri në 76% në disa zona që prej gushtit 2023, duke përkeqësuar më tej përballueshmërinë e tregut të pasurive të paluajtshme.

Ndërkohë që ndërtimi i objekteve të reja vazhdon me ritme të shpejta, shumë prej këtyre objekteve nuk plotësojnë nevojat reale të popullsisë për banim ose hapësira biznesi, duke çuar në një mbingopje të tregut që nuk përputhet me kërkesën aktuale. Për vitin 2025, pritet një rritje e mëtejshme e çmimeve të apartamenteve në Tiranë, ndërsa kërkesa për këto prona mbetet e kufizuar./Monitor

Etiketa: apartamentcmimi

Të lidhura

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë
Kryesore

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

Albanian Post ka publikuar rezultatet më të fundit të Exit Poll, si në rang kombëtar ashtu edhe në nivel qarqesh,...

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00
Kryesore

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025,...

19:56 11/05/2025
Para
Protestë përkujtimore për Martin Canin, prindërit kërkojnë drejtësi

Protestë përkujtimore për Martin Canin, prindërit kërkojnë drejtësi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmet e fundit

Shqipëria voton/ Sot mbahen zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë

Exit-polli i parë, sa mandate ka fituar çdo parti në Shqipëri?

20:05 11/05/2025
Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00

19:56 11/05/2025
Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

Incident te qendra e votimit të “Petro Nini”, shoqërohen 3 persona në polici

19:40 11/05/2025
Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

Përfundon orari zyrtar i votimit në Shqipëri

19:16 11/05/2025
You're not logged into Tiktok, please login here
Facebook Twitter Youtube Instagram Telegram

Rreth Nesh

Rreth GazetaReforma
GazetaReforma është markë e GlobalEcho Media Group

  • Në pronësi të: GlobalEcho LLC (USA)
  • Operuar lokalisht nga: Electral
  • Adresa e Zyrës: Rruga Sami Frashëri Pallati Vortek , Qendra Metropol, kati i dytë.
  • Email-i i Kontaktit: [email protected]
  • Regjistrimi i Kompanisë Shqiptare/NIPT: K92114006G

Na kontaktoni

Policies

Help Center
Privacy Policy

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kronikë
  • Rajoni – Bota
    • Kosovë
    • Maqedoni
    • Rajoni
    • Bota
  • Showbiz
    • Të famshëm
    • Moda
    • Stil
    • Trend
    • Thashetheme
  • Investigim
    • Korrupsion
    • Ankesat
    • Intervistë
    • Personazh
    • Investigim
  • Shëndeti
  • Kuriozitet
  • Shqip
    • English

© 2025 GazetaReforma | Një Markë e GlobalEcho Media Group

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
Shkarko SnapFood dhe fito 10% ULJE në porosinë e parë

Na Kontaktoni

Të dhënat tuaja do të mbahen konfidenciale dhe të sigurta.

Madhësia maksimale: 10MB. Lloje të lejuara: JPEG, JPG, PNG, GIF, PDF, TXT, DOC, DOCX

Faleminderit! Mesazhi juaj u dërgua me sukses.