Skip to content
Kryesore

Champions League/ Milan fiton ndaj Bratislavës, Atletico goleadë ndaj Spartës

· 1 min lexim

Milan siguroi një fitore të rëndësishme 2-3 në Sllovaki ndaj Slovan Bratislavës, duke marrë tre pikë të vlefshme në Champions League.

Pulisic hapi rezultatin për kuqezinjtë, por vendasit barazuan me Barseghyan.

Në pjesën e dytë, Milani realizoi me Leao dhe Abraham, duke u dhënë siguri tifozëve.

Megjithatë, goli i Marcellit ngushtoi diferencën dhe riktheu shpresat për vendasit, por rezultati mbeti i pandryshuar deri në fund.

Ndërkohë, Atletico Madrid shkatërroi Spartën e Pragës me një fitore të thellë 0-6.

Alvarez dhe Correa spikatën me nga dy gola secili, ndërsa Llorente dhe Griezmann plotësuan spektaklin e skuadrës spanjolle.