Skip to content
Kryesore

Champions League/ Liverpool udhëheq ligën me pikë të plota

· 1 min lexim

Në kryesfidën e mbrëmjes së sotme, Liverpool arriti më në fund të mposhtë Realin e Madridit me rezultatin 2-0.

Mac Allister dhe Gakpo ishin ata që i dhanë tre pikët e tjera “Reds”-ave, teksa Mbappe dhe Salah humbën nga një penallti për skuadrat e tyre.

Kështu Liverpool udhëheq ligën me pikë të plota, 15 nga 5 ndeshje të luajtura, ndërsa Reali zbret në limite, me 6 pikë në vendin e 24-të, duke rrezikuar kështu dhe kualifikimin për në fazën e ardhshme.

Në ndeshjet e tjera, Juventus barazoi 0-0 në transfertën kundër Aston Villës.

Dortmund, finalisti i edicionit të kaluar, mposhti 3-0 Dinamo Zagrebin në transfertë, duke marrë një fitore të rëndësishme.

PSV realizoi një përmbysje dramatike në minutat e fundit kundër Shakhtarit, ndërsa Benfica triumfoi 3-2 ndaj Monacos në transfertë.

Celtic barazoi 1-1 me Club Brugge, Crvena Zvezda shkatërroi Stuttgartin me rezultatin 5-1, dhe Sturm Graz fitoi minimalisht ndaj Gironës.