Skip to content
Kryesore

Champions League/ Barcelona triumfon ndaj Dortmund, Juve thyen Cityn

· 1 min lexim

Në xhiron e gjashtë të Champions League, e luajtur këtë të mërkurë, u zhvilluan disa ndeshje të rëndësishme, ku morën pjesë shumë skuadra të mëdha.

Milan vazhdoi serinë e fitoreve dhe arriti të triumfonte 2-1 ndaj Crvena Zvezdës, duke koleksionuar fitoren e katërt radhazi në këtë kompeticion.

Barcelona tregoi forcën e saj në “Signal Iduna Park”, ku arriti të fitonte 2-3 ndaj Dortmund, duke shënuar një sukses të rëndësishëm.

Juventus e mundi 2-0 Manchester Cityn, duke futur kampionët e Anglisë në krizë, ndërsa Arsenali triumfoi bindshëm 3-0 ndaj Monakos në Londër.

Në ndeshjet e pasdites, Atletico Madrid nuk pati asnjë vështirësi ndaj Slovan Bratislavës, duke e mundur 3-1 në shtëpi, ndërsa Lille mundi Sturm Grazin.

Champions League do të rikthehet me emocionet e saj në fund të janarit.

Rezultatet:

Milan 2-1 Crvena Zvezda

Arsenal 3-0 Monaco

Benfica 0-0 Bologna

Dortmund 2-3 Barcelona

Feyenoord 4-2 Sparta e Pragës

Juventus 2-0 Manchester City

Sttutgart 5-1 Young Boys